LAJMI I FUNDIT:

“Mirë se vini në të 90-at”, Kamberi: Serbia fillon me masa represioni edhe ndaj shqiptarëve të Luginës, menjëherë pas votimit të Asamblesë Parlamentare

“Mirë se vini në të 90-at”, Kamberi: Serbia fillon me masa represioni edhe ndaj shqiptarëve të Luginës, menjëherë pas votimit të Asamblesë Parlamentare

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë ka thënë sot se Serbia ka filluar me masa represioni ndaj shqiptarëve, menjëherë pasi që Asambleja Parlamentare ka rekomanduar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kamberi në një postim në Facebook shkruan “Mirë se vini në të 90-at”

“Këto masa represive që po ndërmerren ndaj civilëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, në vendkalimin kufitar ‘Dheu i Bardhë’, vijnë menjëherë pas vendimit të djeshëm të Asamblesë Parlamentare dhe kërcënimeve të para disa ditëve të presidentit serb Vuçiq për ‘procesimin e gjithë atyre që cenojnë rendin kushtetues’.


Të rinjtë shqiptarë nga Bujanoci, po ndalohen sot, në pikën kufitare te ‘Dheu i Bardhë’ duke u mbajtur me orë dhe vonuar në këtë pikëkalim. Kjo masë represive ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po ndërmerret, krahas masave të njëjta që po ndërmerren ndaj shqiptarëve të Kosovës nëpër pikëkalimet kufitare serbe, sidomos, në kufirin me Kroacinë”, shkruan tutje.

Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, MPJD: Hakmarrje e paralajmëruar nga Vuçiqi, e kemi njoftuar QUINT-in dhe BE-në
Lexo po ashtu Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë, MPJD: Hakmarrje e paralajmëruar nga Vuçiqi, e kemi njoftuar QUINT-in dhe BE-në

Ai shkruan se Serbia po e shkelë brutalisht Marrëveshjen për tabelat e regjistrimit dhe po e cenon rëndë të drejtën fondamentale të njeriut, qarkullimin e lirë.

“Këto masa po ndërmerren si masa retorzive pas hapit të rëndësishëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në KiE.

Ndalesat nëpër kufij, patrullat policore dhe retorika e shfrenuar antishqiptare që po aplikohen ditët e fundit janë përsëritje e masave të agresionit të Serbisë ndaj shqiptarëve.

Bashkimi Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare duhet të dalin me reagim të fuqishëm ndaj represionit që po e ushtron shteti ‘pretendent për BE’”, shkruan tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori