LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Ndalimi i autobusëve në Serbi

Serbia liron disa autobusë me kosovarë në kufirin me Kroacinë

Përditesuar 17/04/2024 11:22

Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve që janë duke udhëtuar që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.


Kjo thirrje e MPJD-së dhe MPB-së ka ardhur pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi, ku dhjetëra autobusë me qytetarë nga Kosova janë ndaluar që nga mbrëmë dhe nuk po lejohen të kalojnë.

“Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë”, u tha në njoftimin e përbashkët të MPJD-së dhe MPB-së.

Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, tha se autoritetet në Serbi që nga mesnata “po mbajnë të bllokuar” së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë nga Kosova.

Sipas tij, bllokimi i autobusëve në pikë kalimin kufitar Batrovci, që lidh Serbinë me Kroacinë, është bërë “në shenjë hakmarrjeje dhe nervozizmi absurd” ndaj votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Telegrafi që nga mëngjesi është duke raportuar për situatën atje, dhe do t’ju mbajë të informuar edhe gjatë ditës. /Telegrafi/

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 19:33:11" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 19:33" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 19:33

Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u kanë raportuar ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe drejtorit të Zyrës së BE-së në Kosovë për ndalimin që u është bërë një numri të madh të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare të Serbisë.

Gërvalla ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij pas votimit të djeshëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Jemi ballafaquar me një situatë, e një veprim i tillë bazohet në ngjarjet e djeshme. Vuçiqi ka kërcënuar edhe Kosovën e edhe partnerët tanë, që vota pozitive në Këshill të Evropës do të ketë pasoja. Dje nuk eci propaganda, Vuçiqi ka nisur t’i jetësojë kërcënimet e tij. Në këtë kontekst e shoh ndalimin… Janë shkelur masivisht të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Gërvalla.
Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU
array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 17:17:23" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 17:17" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 17:17

“Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe”, flet pasagjeri i autobusit “Bici Com” që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari

F.Z., një qytetar i cili ndodhet në autobusin “Bici Com” ka thënë për Telegrafin, se që nga ora 11: 30, ata po mbahen të bllokuar në hyrje të Serbisë.

Ai ka thënë se zyrtarët doganorë serbë, pasi kanë bërë kontrollen e autobusit dhe dokumenteve, i kanë kthyer tek qytetarët.


Por, thekson se në autobus ndodhej një zyrtare e Policisë së Kosovës, të cilës nuk iu kanë kthyer dokumentet dhe ajo ende është duke u intervistuar.

“Ne vazhdojmë të qëndrojmë jashtë autobusit. Një qytetare e Kosovës, që është police e kanë ndalë dhe ende po mbahet brenda zyreve të doganës së Serbisë”, ka thënë qytetari.

Telegafi ka provuar të komunikojë me kompaninë “Bici Com”, për të marrë informacione më të detajuara për ngjarjen, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndërkaq nga kompania Arbeni Tours për Telegrafin, kanë thënë se disa autobusë që kanë qenë duke ardhur për në Kosovë, në kufirin Hungari –Serbi, janë lejuar të qarkullojnë, ndërsa autobusët që shkonin në drejtim të Hugarisë, janë ndaluar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 17:01:24" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 17:01" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 17:01

Situata në kufijtë me Serbinë, reagon presidentja: Përgjegjës është Vuçiqi – qytetarët po mbahen peng

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas situatës së krijuar në kufirin Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari, ku qytetarët e Kosovës janë ndaluar nga autoritetet serbe dhe nuk janë lejuar të qarkullojnë për disa orë.


Në një postim në “X”, presidentja ka thënë se Serbia po hakmerret pas votimit të Këshillit të Evropës.

“Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke mbajtur peng shumë prej tyre në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi.

Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë”, ka shkruar Osmani.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 16:30:20" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 16:30" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 16:30

“Zhitia Tursit”: Në orën 15:00 jemi nisur, në autobusë gjenden të gjithë dhe nuk është ndalur asnjë bashkatdhetarë

Disa nga autobusët me targa të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar nga autoritetet serbe në kufirin me Kroacinë, tashmë janë liruar që të vazhdojnë rrugën.


Kështu ka njoftuar kompania turistike “Zhitia Turist” autobusët e së cilës kanë qenë të bllokuar.

Në njoftimin e tyre thuhet se në orën 15:00 janë nisur autobusët për në destinacionet përkatëse.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 16:09:57" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 16:09" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 16:09

Kompanitë e autobusëve nga Kosova shmangin Serbinë për shkak të bllokimeve – kalojnë nga Mali i Zi dhe Shqipëria

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.


Bllokime të tilla ka pasur edhe në kufirin Serbi-Hungari.

Si rrjedhojë e situatës së krijuar disa kompani të autobusëve kanë njoftuar se kanë ndryshuar drejtimin.

Kompania “Sharr Travel” ka njoftuar se autobusët për të ardhur drejt Kosovës kanë shmangur rrugën për në Serbi.

Drejtimin drejt Shqipërisë e kanë bërë edhe autobusët e kompanisë “Barileva Turist”.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 15:48:58" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 15:48" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 15:48

Pas orëve të gjata të maltretimit, lirohen kosovarët e ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci


Mbi 300 qytetarë të Kosovës që kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin njëri nga zyrtarët e kompanive të autobusëve që ndodhen atje.

“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, tha shkurt ai.

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 15:22:48" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 15:22" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 15:22

Reagon BE-ja: Serbia shkeli marrëveshjen për lëvizjen e lirë, i bëjmë thirrje të përmbahet nga veprime të tilla

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.


Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 15:04:39" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 15:04" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 15:04

Ndalimi i shtetasve të Kosovës në kufij nga Serbia, Oda Amerikane: Shkelje e qartë e dispozitave të marrëveshjes

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me veprimet e fundit të ndërmarra nga autoritetet serbe për të bllokuar lëvizjen e disa autobusëve që transportojnë njerëz nga Kosova për në Evropën Perëndimore.

Oda Amerikane thekson se kjo bllokadë në vendkalimet kufitare ndërmjet Serbisë e Kroacisë dhe Serbisë e Hungarisë, paraqet shkelje të qartë të dispozitave të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


“Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, synojnë promovimin e stabilitetit ndërmjet dy shteteve dhe gjithë rajonit. Në qendër të këtyre marrëveshjeve është parimi i lehtësimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, i cili përbën një vlerë thelbësore në procesin e integrimit evropian.

Duke penguar lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në destinacionet e tyre të dëshiruara në Evropën Perëndimore, autoritetet serbe jo vetëm që po i minojnë këto marrëveshje por edhe po pengojnë përparimin drejt stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian”, thuhet më tej.

KËTU mund ta lexoni të plotë reagimin.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 15:02:56" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 15:02" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 15:02

Në mesin e qytetarëve të bllokuar në Serbi është edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar në kufijtë e Serbisë e në mesin e tyre është edhe Dejan Jankoviq, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.


Kështu ka thënë njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ndërkaq, edhe burimet e Telegrafit bëjnë të ditur që Jankoviq gjendet i bllokuar me shumë qytetarë të Kosovës, në Serbi.

Shala ngriti disa dilema se si Jankoviq nuk i marr parasysh udhëzimet nga pikëpamja e sigurisë në të cilën po kalon Kosova dhe Serbia.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 14:45:40" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 14:45" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 14:45

Ndalimi në kufij i shtetasve të Kosovës nga Serbia, Kurti: Shteti serb po hakmerret ndaj civilëve, po mbahen arbitrarisht edhe fëmijët, të privuar nga ushqimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar sot pasi Serbia ka ndaluar autobusë dhe vetura me shtetas të Kosovë në pikëkalimet kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë, një ditë pasi Asambleja Parlamentare i dha dritën jeshile Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Kryeministri Kurti në një postim në Twitter shkruan se Serbia po hakmerret kundër civilëve të Kosovës dhe se mbi 300 qytetarë, duke përfshirë edhe fëmijë po mbahen arbitrarisht në kufi të privuar nga ushqimi.


“Një ditë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi në favor të anëtarësimit të Kosovës, Serbia hakmerret kundër civilëve të Kosovës… Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë, përfshirë fëmijët janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”, shkruan Kurti.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 13:43:27" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 13:43" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 13:43

Qytetarët e Kosovës të bllokuar në kufijtë e Serbisë, opozita e quan provokim nga shteti serb

Disa qytetarë të Kosovës ende janë duke pritur në pikë kalimin kufitar Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari pasi autoritetet serbe nuk po i lejojnë që të vazhdojnë rrugën për në destinacionet e caktuara.


Për këtë ngjarje ka pasur shumë reagime nga institucionet vendore si dhe ato ndërkombëtare, por edhe  partitë opozitare në vend e kanë dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufijtë e tyre.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufirin Kroaci-Serbi e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke marrë pasaportat e tyre.

Ai këtë veprim të policisë serbe e ka quajtur provokim.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se pas votimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë në pikat e saj ndërkufitare.

“Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka thënë Tahiri.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 13:32:14" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 13:32" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 13:32

Labinot Tahiri u çon ushqime shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikë-kalimin kufitar “Batrovc” Serbi-Kroaci.


Këngëtari i njohur i estradës tonë, Labinot Tahiri, i cili po kthehej nga një vizitë në Kroaci, vendosi që të ndalej pikërisht në kalimin kufitar për t’i ndihmuar shtetasit e Kosovës me gjësende ushqimore.

“Isha në Kroaci! Aty kam fjetur dhe Ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i përshëndet qytetarët tanë, të cilët janë ndaluar që sa orë në kufirin Kroaci-Serbi! Po ashtu, i qerasa në emër të të gjithë juve ‘gurbetqarë’ e shqiptarë ‘anekend’ botës!”, shkroi Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook, lexo më shumë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 12:37:29" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 12:37" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 12:37

Maltretimi i qytetarëve të Kosovës nga Serbia, reagon Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas maltretimit të qytetarëve nga Kosova që është duke iu bërë Serbia në pikat kufitare.


Von Cramon përmes një postimi në “X” ka shkruar se Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten.

“Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lejoj qytetarët me pasaporta dhe letërnjoftim të Kosovës  që të kalojë kufirin e Batrovcit! Duhet të sigurohet liria e lëvizjes së të gjithëve, pa diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe MPJD dhe MPB u kanë bërë thirrje sot qytetarëve që të shmangin me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, për shkak të tensionimit të sigurisë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 12:19:01" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 12:19" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 12:19

Reagon Kusari-Lila: Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas bllokimit të autobusëve në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.


Ajo ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia.

Kusari-Lila ka shtuar se veprimet e tilla, rrezikojnë jetë dhe dëmtojnë qytetarë të pafajshëm.

“Dje, përfaqësuesit serbë në KiE kërcënuan se do të tërhiqen nëse Kosova anëtarësohet. Serbia duhet të ballafaqohet me përjashtim, njëjtë sikur Rusia. Veprimet e tilla si bllokimi i 300 udhëtarëve në kufirin mes Serbisë e Kroacisë që nga mëngjesi i hershëm rrezikon jetë dhe dëmton qytetarë të pafajshëm.”, ka shkruar ajo në “X”

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 12:13:01" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 12:13" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 12:13

Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se shteti serb përveç që ka ndaluar autobusët me shtetasit e Kosovës në kufirin me Kroacinë, të njëjtën po e bën edhe në kufirin me Hungarinë.


MPJD në një komunikatë për media apelon te të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

Më 16 prill, në orët e vona, pak orë pas votimit në favor të Kosovës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, institucionet tona janë njoftuar, që në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci, autobusë të operatorëve të ndryshëm të Republikës së Kosovës, të cilët duhej të kalonin tranzit nëpër Serbi, ishin ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas. Për më tepër, të gjithë udhëtarëve u janë marrë dokumentet personale si dhe ato të autobusëve. Po ashtu, disa prej tyre janë marrë dhe po vazhdojnë të merren në pyetje.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 11:30:16" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 11:30" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 11:30

Situata e tensionuar e sigurisë, MPJD dhe MPB thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ministria e Punëve të Brendshme, kanë dalë me një njoftim rreth situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi.


Përmes një njoftimi këto dy institucione kanë kërkuar nga qytetarët që të ndjekim me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi”, thuhet në njoftim.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 11:29:08" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 11:29" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 11:29

Pritje mbi 10 orë në kufirin e Serbisë, qytetarët thonë se janë të lodhur dhe disa edhe janë alivanosur


Disa qytetarë të Kosovës të cilët janë të bllokuar mbi 10 orë në pikë kalimin kufitar në Batrovc të Serbisë janë të lodhur dhe dy prej tyre janë alivanosur.

Siç raporton Telegrafi nga kontaktet që i ka siguruar me qytetarët atje, ekipet mjekësore të emergjencës ju kanë ardh në ndihmë qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Telegrafi po ashtu ka siguruar fotografi të auto ambulancës në pikë kalimin kufitar në Batrovc të Serbisë.

Ndryshe, disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 11:27:49" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 11:27" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 11:27

Bllokimi i disa autobusëve dhe veturave të Kosovës në Serbi, një qytetar tregon se policia serbe është duke i marr në pyetje

Po bëhen pothuajse mbi 10 orë që disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.


Qytetari, N.K i cili është i ndaluar në këtë pikëkalim kufitar bashkë me shumë të tjerë nga Kosova tregoi se policia kufitare është duke i marr në pyetje (nga koha kur po raportohet 10:17).

Ai tha se kjo është një maltretim që po ju bëhet nga Serbia, për siç tha ai po dyshon se Serbia po hakmerret ndaj tyre pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Isha në kabinat e Policisë, na morën në pyetje. Na i morën emrin, mbiemrin, adresën ku banojmë dhe jetojmë, çka punojmë, etj. më shumë maltretim e hakmarrje qysh jam duke e vërejt, nuk e di. Po garant për shkak të Këshillit të Evropës dhe për shkak të një serbi që e kanë ndal e burgos atje në kufirin tonë, e për qata po më duket që ata po hakmerren më së shumti”, tha ai.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 11:26:15" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 11:26" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 11:26

Serbia bllokon disa autobusë e vetura të Kosovës në pikëkalimin kufitar me Kroacinë, flet njëri nga pronarët e kompanisë

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.


E njëri nga këto autobus është edhe i V.H, i cili është pronar i Kompanisë “Teuta Tours”, i cili është nisur nga Kosova për në Slloveni.

Ai në një deklaratë për Telegrafin ka treguar se që nga ora 23:00 e mbrëmjes së kaluar janë duke pritur në këtë pikëkalim kufitar pa asnjë arsye të dhënë nga autoritetet serbe.

“Po presim në pikëkalimin kufitar Batrovc, na i kanë marr dokumentet e tash po presim. Prej orës 22:30 mbrëmë natën jemi duke prit këtu. Shkojmë pyesim, por nuk na japin shpjegim. Na thonë që ju ka ardh urdhër prej naltit, duhet me prit çka po thonë. Jemi 30 pasagjerë në autobusë tonin”.

Lajmi i plotë KËTU.

array(3) { ["date"]=> string(19) "04-17-2024 11:24:23" ["time"]=> string(16) "17/04/2024 11:24" ["update"]=> bool(false) } 17/04/2024 11:24

Pas votimit pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare, Haxholli: Serbia po i mban të bllokuar disa autobusë të Kosovës

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka bërë të ditur se në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobusë me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.


Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi”, ka shkruar Haxholli.

Lajmi i plotë KËTU.