LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një e mitur në Drenas

Zhduket një e mitur në Drenas
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur është zhdukur në Korroticë të Epërme të Drenasit.

Rasti është raportuar të martën, në ora 18:00.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.

Rasti nën hetime. /Telegrafi/