LAJMI I FUNDIT:

“Si në filma” gjuajte me armë e aksident mes veti, Policia jep detaje për rastin në Graçanicë

“Si në filma” gjuajte me armë e aksident mes veti, Policia jep detaje për rastin në Graçanicë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të rastit në Graçanicë, ku u raportua se nga një veturë e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti.

Rasti ka ndodhur të martën në Graçanicë në ora 14:50.


Në raportin policor bëhet e ditur se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje.

Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/