Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për miratimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar.
Begaj falënderoi personat që kanë punuar për të mbështetur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE ndërsa shtoi se tashmë pritet vetëm hapi final.
“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falënderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, ka shkruar Begaj në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251