LAJMI I FUNDIT:

“Shqiponja” e Ardian Ismajlit tërbon serbët – fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

“Shqiponja” e Ardian Ismajlit tërbon serbët – fotoja e albumit po shitet edhe në Serbi

Më pak se dy muaj kanë mbetur deri në Kampionatin Evropian në Gjermani , dhe kjo periudhë është më e bukura për koleksionistët e figurave të futbollit.

Gjegjësisht, albumi për Kampionatin Evropian është lansuar së fundi, dhe risia është se nuk prodhohet më nga ikonikja Panini, por nga amerikanët Topps, shkruan mediumi kroat “24sata.hr“.


Ardian Ismajli, futbollist i Empolit dhe përfaqësues i Shqipërisë, në foton e tij shfaq shqiponjën dykrenare, simbolin e vendit tonë, e cila tërboi tifozët dhe mediumet serbe. Topps e përfshiu atë foto në album.

“Provokoim i turpshëm! Shqiptari ka treguar simbolin e “Shqipërisë së Madhe” në fotot që shiten edhe në Serbi”, ka shkruar mediumi serb Informer, e në shok është edhe Blic.

Ismajli luajti në Hajduk nga viti 2016 deri në vitin 2020, kur shkoi në Spezia për të gjitha milionat euro dhe një vit më vonë u vendos në Empoli, ku performon edhe sot.

Ai është anëtar standard i kombëtares shqiptare, për të cilën ka grumbulluar 36 ndeshje dhe këtë numër do ta pasurojë edhe më tej në kompeticionin e parë të madh me kombëtaren. Kujtojmë se Shqipëria është vendosur në grup me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori