Për 7 vjet mbi 7000 të arrestuar nga departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar policor në Maqedoni

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, në kuadër të vizitave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, vizituan Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor. Ata patën një takim me menaxhmentin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, me drejtuesit e Departamentit të EUROPOL-it, Departamentit të INTERPOL-it dhe Departamentit të Hetimeve.
Nga menaxhmenti i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar policor , Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rezultatet nga viti 2017 deri në vitin 2024, përkatësisht për më shumë se 7,000 persona të arrestuar sipas urdhër-arresteve dhe njoftimeve qendrore.
Bojmacaliev theksoi organizimin e suksesshëm të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e priti vitin e kaluar në Ohër, e cila përkoi me kremtimin e 30 vjetorit të anëtarësimit tonë në organizatën më të madhe policore në botë dhe 100 vjet ekzistencë të INTERPOL-it.
“Republika e Maqedonisë së Veriut regjistron tre dekada të partneritetit të besueshëm të INTERPOL-it me pjesëmarrje në operacione të shumta të organizatës, si dhe mbështetje të fortë për zhvillimin, lidhjen dhe harmonizimin e sistemit kombëtar forenzik me sistemet e INTERPOL-it”, tha zv. ministri i MPB-së, Mitko Bojmacaliev.
Sa i përket EUROPOL-it, Agjencisë Evropiane për Zbatimin e Ligjit, vërejmë bashkëpunim të shkëlqyer në disa fusha me interes të përbashkët, si parandalimi i tregtisë së paligjshme të drogës, kontrabanda e armëve, lufta kundër migracionit të paligjshëm, lufta kundër korrupsionit, si dhe siguria kibernetike si formë e një sfide moderne të sigurisë.
“Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë partnerë seriozë në luftën kundër krimit dhe vendi ynë është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional dhe Strategjik me EUROPOL”, tha Bojmacaliev.
Në takim, Bojmacaliev dhe Tasevski u njoftuan për rritjen e konsiderueshme prej 45% të lëndëve të hapura në këtë departament, si dhe për lidhjen me SIENNA, mjet komunikimi për të cilin punonjësit janë të trajnuar dhe mund të kryejnë trajnime./Shenja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Shëndetësisë: Për herë të parë në Maqedoni u realizua transplantimi i meniskut

59-vjeçari humbi jetën gjatë punës, arrestohet drejtoresha e punimeve në Kavajë

BDI fton partitë shqiptare që janë pjesë e qeverisë, për zgjedhje të parakohshme

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Tërmet në Shqipëri

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

A mundet një person në moshë madhore të diagnostikohet me autizëm? Shpjegon psikologia Deva

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut