LAJMI I FUNDIT:

Bënin gara me vetura – dënohen me nga 400 euro, 4 pikë negative e ndalim të vozitjes për 10 muaj dy persona në Kamenicë

Bënin gara me vetura – dënohen me nga 400 euro, 4 pikë negative e ndalim të vozitjes për 10 muaj dy persona në Kamenicë

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se ka dënuar dy persona për gara me vetura në aksi rrugor Kamenicë – Crep.

Në njoftimin policor bëhet e ditur se Njësiti i policisë nga stacioni policor në Kamenicë si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Kamenicë – Crep ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.


“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51, paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 10 muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë :192; 0385045047001. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori