LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku kërkon nga institucionet t’i dalin në ndihmë ndërmarrësit Valon Kastratit të cilit iu dogj fabrika milionëshe

Abdixhiku kërkon nga institucionet t’i dalin në ndihmë ndërmarrësit Valon Kastratit të cilit iu dogj fabrika milionëshe

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në  shenjë solidariteti dhe mbështetjeje, ka vizituar Valon Kastratin në Kërpimeh të Podujevës, një ndërmarrës që pësoi një goditje të rëndë kur zjarri përfshiu dhe shkatërroi komplet biznesin e tij.

Ky zjarr i shpejtë jo vetëm që zhbëri punën e një jete, por la Valonin dhe mbi 100 të punësuarit e tij pa burim të ardhurash.


Ndërmarrja e Kastratit ishte një pikë kryesore për ekonominë lokale, ku mbi 400 familje mbështeteshin duke grumbulluar dhe shitur produktet e tyre, të cilat eksportoheshin në Bashkimin Evropian.

Flet pronari i fabrikës që u dogj në Podujevë: Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro
Lexo po ashtu Flet pronari i fabrikës që u dogj në Podujevë: Shkaktar është rryma, vlera e dëmit rreth 3 milionë euro

Pas fatkeqësisë, jo vetëm Kastrati, por edhe punëtorët dhe fermerët që varësinë nga kjo pikë grumbulluese, janë ballafaquar me pasiguri të madhe ekonomike.

Duke theksuar rëndësinë vitale të biznesit, kreu i LDK-së bëri thirrje ndaj institucioneve të vendit që të ofrojnë ndihmë të menjëhershme.

“Është e rëndësishme që institucionet tona të veprojnë shpejt për të ndihmuar Valonin dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi,” deklaroi ai.

“Duhet të punojmë së bashku për të rikthyer këtë biznes në këmbë, për të mundësuar që familjarët të vazhdojnë kultivimet e tyre, punëtorët të kthehen në punën e tyre dhe Valoni të vazhdojë të kontribuojë në ekonomi përmes tregtisë me Evropën”, u shpreh Abdixhiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori