LAJMI I FUNDIT:

“Preka fundin, pashë veten në dyert e spitalit”, Erjola rrëfen për periudhën kur tentoi të lëndojë veten për një mashkull

“Preka fundin, pashë veten në dyert e spitalit”, Erjola rrëfen për periudhën kur tentoi të lëndojë veten për një mashkull

Banorja e Big Brother VIP Albania, Erjola Doçi ka rrëfyer gjatë një bisede e sipër për njërin prej përjetimeve më të vështira në jetë.

Ajo dha indikacione se kishte tentuar të lëndojë vetën për një person të cilin e kishte dashuruar, e gjitha kishte ndodhur para dy vjetësh.


“Kam tentuar t’i bëjë diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë! Të shohësh veten, të prekësh fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit, por ndonjëherë njeriu arrin ekstremin”, po i thoshte Erjola gjatë një bisede Jetmirit.

“Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës”, theksoi ajo mes tjerash.

Derisa po tentonte t’ia shpjegonte këtë Jetmirit, Erjola mezi mbante veten dhe emocionet.

Ky ishte njëri ndër sekretet që e kishte shpalosur brenda shtëpisë, siç kishin bërë të tjerët për sekretet e tyre. /Telegrafi/