LAJMI I FUNDIT:

OpenAl njofton për hapjen e zyres së re në Japoni, e para në Azi

OpenAl njofton për hapjen e zyres së re në Japoni, e para në Azi

OpenAl po zgjerohet edhe në Japoni me një qendër të re në Tokio dhe plane të reja për një model GPT-4 në gjuhën japoneze.

Prodhuesi i ChatGPT hapi zyrën e parë ndërkombëtare në Londër vitin e kaluar, e ndjekur nga zyrja tjetër në Dublin muaj më vonë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa Tokio do të përfaqësojë zyrën e parë të OpenAl në Azi dhe të katërtën në të gjithë planetin, duke përfshirë edhe selinë në San Francisko me në krye Sam Altman.


Ndryshe, përpjekjet globale të zgjerimit të OpenAl deri më tash kanë qenë mjaft strategjike.

E se kush do ta drejtojë zyrën në Japoni është mjaft e dukshme. OpenAl Japan do të udhëhiqet nga Tadao Nagasaki.

Si udhëheqës i OpenAl Japan, Nagasaki do të ngarkohet të ndërtojë një ekip lokal në terren dhe të ndikojë në rritjen e kompanisë në Japoni.

Bëhet e ditur se tashmë ChatGPT po përdoret nga qeveritë lokale japoneze për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve publike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

A po largohen masivisht përdoruesit nga X i Elon Musk dhe cilës platformë po i bashkohen?

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Kalo në kategori