LAJMI I FUNDIT:

Revista spanjolle: Shqipëria, destinacion me mrekulli natyrore dhe kulturore

Revista spanjolle: Shqipëria, destinacion me mrekulli natyrore dhe kulturore

 Të gjithë ëndërrojnë të vizitojnë të paktën një herë në jetë ishujt e Karaibeve. Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të organizosh një udhëtim në parajsën e largët, shkruan Blanca Uson në të përditshmen spanjolle “20Minutos”.

Ju mund të zbuloni dy destinacionet më të njohura për të shijuar pushimet, veçanërisht ato verore, ku ndërthuren peizazhet natyrore me qytetet historike dhe plazhet janë me ujëra kristal bruz, diell dhe rërë të bardhë.

Udhëtoni në Karaibe pa u larguar nga Evropa: Shqipëria dhe Portugalia (Algarve), dy destinacione me ujëra të kristalta dhe plazhe parajsore, ofrojnë peizazhe dhe eksperienca të ngjashme me Karaibet.


Sa ditë duhen për të eksploruar Shqipërinë?

Shqipëria është bërë shumë e njohur në mesin e turistëve që duan të shijojnë plazhet parajsore pa qenë e nevojshme të udhëtosh përtej oqeanit.

Destinacioni mesdhetar ofron mrekulli natyrore dhe kulturore që ia vlen të vizitohen.

Ju mund ta vizitoni dhe eksploroni Shqipërinë brenda një jave.

Niseni vizitën nga Tirana, kryeqyteti i saj, ku mund të zbuloni vendet  më emblematike si Sheshi Skënderbej, Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura apo Piramida e Tiranës, një ndërtim shumë i veçantë në qytet.

Destinacionet bregdetare ofrojnë peizazhe parajsore të ngjashme me Karaibet.

Saranda është pikënisja e një aktiviteti, emri i të cilit tashmë e bën të qartë gjithçka: një tur në Rivierën Shqiptare që mbulon brenda një dite parajsat kryesore të zonës, si plazhi i Borshit me plazh me rërë, apo Himara, një nga enklavat më të bukura me ujëra bruz.

Nga e njëjta pikënisje ju rekomandojmë të bëni një udhëtim në një vend tjetër idilik, në lagunën e Syrit të Kaltër, një burim i shpallur Monument Natyre.

Ju mund të kryeni një sërë aktivitetesh ujore, nga qyteti i Vlorës dhe të zbuloni ishullin e Sazanit dhe Karaburunit.