LAJMI I FUNDIT:

Vdes një 41-vjeçar në Prizren – u godit nga rryma derisa ishte duke peshkuar

Vdes një 41-vjeçar në Prizren – u godit nga rryma derisa ishte duke peshkuar

Një person ka humbur jetën pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga rryma elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren Shaqir Bytyqi.


Viktima ( F.S.1983) me lëndime të rënda (pothuajse pa shenja jete) ishte dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Prizren, ku mjekët i kanë dhënë tretman mjekësor dhe janë munduar ta shpëtojnë.

Me gjithë përpjekjet, njëjti për shkak të lëndimeve të marra, rreth orës 17:45 ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Patrulla policore bashkë me njësit tjera përgjegjëse kanë dalë në vendngjarje, dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hap rast ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka deklaruar Bytyqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori