LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova të bëhet epiqendra e Esports në rajon, Evropë dhe botë

Kurti: Kosova të bëhet epiqendra e Esports në rajon, Evropë dhe botë

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në hapjen solemne të kampionatit shtetëror të Esports, një sfidë e re për të apasionuarit dhe një platformë për të kultivuar talentin e të rinjve në një mjedis digjital.

Ai me këtë rast tha se Federata për herë të parë ka mbështetje financiare serioze nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Me ligjin e ri për sportin, i cili është në procedura parlamentare dhe ka kaluar në lexim të parë tashmë, kemi krijuar bazën ligjore që mundëson zhvillimin e esports në Kosovë. Jemi ndër shtetet e pakta në rajon dhe në tërë Evropën, që po ndërtojmë politika shtetërore të cilat mundësojnë zhvillimin e lojërave elektronike”, deklaroi Kurti.


Kurti shtoi se organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë, është një prej politikave të cilën Ministria e Kulturës e ka prioritet dhe synon së bashku me Federatën dhe komunitetin e lojërave elektronike ta sjellin në Kosovë gara dhe turne të Esports sa më shumë, në mënyrë që Kosova të bëhet epiqendra e këtij organizimi në rajon, Evropë dhe botë.

“Për Kosovën, kjo është mundësi për të treguar talentin dhe inovacionin edhe në arenën ndërkombëtare. Bashkimi i këtyre dy sektorëve sjell potencial më të madh për zhvillim, edhe që duhet të promovohet me kujdes të shtuar nga të gjithë ne në të ardhmen”, u shpreh kryeministri. /kp/

Në trend Sport

Më shumë
“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

“Çdo klub ka diçka”, Flick i përgjigjet letrës së Real Madridit kundër gjyqtarëve në La Liga

La Liga
Harry Kane mund të largohet nga Bayerni për “pak para”: Rivalët nuk e dinin klauzolën, por ai do të ketë një shans të ri

Harry Kane mund të largohet nga Bayerni për “pak para”: Rivalët nuk e dinin klauzolën, por ai do të ketë një shans të ri

Bundesliga
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton

Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër

La Liga
Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon

Mbretër edhe për penallti të akorduara dhe shënuara që nga futja e VAR-it, asnjë penallti kundër Real Madridit nuk është akorduar këtë sezon

La Liga
Ancelotti thotë se Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave

Ancelotti thotë se Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave

Ndërkombëtare
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Kalo në kategori