Hajnat tentuan të vjedhin disa lopë në Podujevë, ikën kur e vërejtën pronarin e tyre me armë
Persona të panjohur kanë tentuar të vjedhin disa lopë në një stallë të Podujevës.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në Majac, rreth orës 02:20, transmeton Telegrafi.
“Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se kishte dëgjuar një zhurmë të kafshëve e cila vinte nga stalla e bagëtive. Kur viktima kishte dal në oborr, kishte vërejtur 3-4 persona të panjohur qe tentonin të vjedhin kafshët (lopët) nga stalla. Të dyshuarit kur kanë vërejtur viktimën kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe ishin larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.
Tutje, në komunikatë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor pasi në pjesën e abdomenit kishte pësuar një lëndim sipas të cilit ishte shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251