LAJMI I FUNDIT:

Adoleshentit i ngel monedha metalike mes kordave të zërit – mjekët amerikanë tregojnë se si vepruan në këtë rast të pazakontë

Adoleshentit i ngel monedha metalike mes kordave të zërit – mjekët amerikanë tregojnë se si vepruan në këtë rast të pazakontë

Një adoleshent nga Kalifornia u bë subjekt i një dokumenti mjekësor të kohëve të fundit pasi një monedhë metalike i ka ngelur vertikalisht midis kordave vokale.

Në një raport mjekësor të botuar në New England Journal of Medicine të këtij muaji, një ekip mjekësh detajoi rastin e çuditshëm të një djali 14-vjeçar, i cili u shfaq në dhomën e urgjencës së një spitali me një fyt të ngjirur dhe vështirësi në gëlltitje.

Ai i tha stafit se kishte gëlltitur aksidentalisht një monedhë metalike, por raportoi se nuk kishte vështirësi në frymëmarrje dhe se kishte jargëzim, raporton odditycentral.


Megjithatë, pas kryerjes së një skanimi me rreze X të gjoksit dhe qafës, mjekët e kuptuan menjëherë situatën e vështirë, pasi monedha metalike kishte ngecur në një pozicion vertikal midis kordave të zërit dhe mund t’i dëmtonte ato nëse lihej për një kohë të gjatë atje.

“Kur aspirohen në rrugët e frymëmarrjes nga fëmijët më të rritur, trupat e huaj zakonisht vendosen më larg se në këtë rast (në trake ose në bronkun kryesor), për shkak të gravitetit dhe madhësisë më të madhe të rrugëve të frymëmarrjes”, shkruajnë mjekët, duke shtuar se në këtë rast, gjërat ndodhën pak më ndryshe.

Sapo monedha kalonte kordat vokale dhe glottis (pjesë e laringut), ajo u vendos midis kordave të adoleshentit dhe trakesë, në një hapësirë shumë të vogël të njohur si nënglotis.

Fotot e marra në mënyrë endoskopike tregojnë objektin metalik të ulur në subglotis si në një automat.

“Trupat e huaj të rrugëve të frymëmarrjes – veçanërisht ato në trake dhe laring – kërkojnë heqjen e menjëhershme për të reduktuar rrezikun e komprometimit të frymëmarrjes”, thuhej në raport.

Mjekët e qetësuan djaloshin dhe i kryen një bronkoskopi urgjente duke përdorur një mjet kapës.

Monedhat janë objekti më i zakonshëm i gëlltitur nga fëmijët, duke përbërë rreth 60 për qind të të gjitha objekteve të raportuara të gëlltitura, megjithëse gëlltitja aksidentale zakonisht ndodh tek fëmijët nën moshën gjashtë vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori