LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona në Gjilan, policia gjatë bastisjes ua gjen disa armë

Arrestohen katër persona në Gjilan, policia gjatë bastisjes ua gjen disa armë
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar ditën e premte në Gjilan.

Policia njofton se të dyshuarve ua ka gjetur edhe disa armë, transmeton Telegrafi


“Rr.Ernest Koliqi , Gjilan 09.04.2024 – 21:45. Njësitet policore pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin e datës 09.04.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar 4 persona te dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë bastisjes, të të dyshuarve janë gjetur: tri pistoleta të llojeve te ndryshme; një pushkë e gjatë 10-she si dhe 390 fishekë kalibrash të ndryshëm”, ka njoftuar policia.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuari janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/