LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e 21-vjeçares, avokatja Gashi-Bytyqi: Kodi Penal thotë se dorasi duhet dënuar me burgim të përjetshëm

Vrasja e 21-vjeçares, avokatja Gashi-Bytyqi: Kodi Penal thotë se dorasi duhet dënuar me burgim të përjetshëm

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka folur për rastin e vrasjes së 21-vjeçares të premten pasdite në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku tha se vrasja e grave nga bashkëshortët e tyre tashmë është bërë dukuri dhe se vetëm format janë ato që po ndryshojnë.

Gashi-Bytyqi tha se i gjithë shteti duhet që të mobilizohet në mënyrë që dënimet të jenë më të ashpra dhe të ketë masa preventive në parandalimin e këtyre rasteve.


“Kodi Penal i Kosovës e precizon se vrasja e bashkëshortes, pavarësisht rrethanës se a kanë qenë në procedurë divorci apo jo, duhet të ndëshkohet me burgimin maksimal, i cili është burgim i përjetshëm”, tha Gashi-Bytyqi për Klan Kosova.

Këtë të premte në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj një burrë i moshës 36 vjeçare e ka vrarë ish-bashkëshorten e tij 21-vjeçe dhe e ka plagosur vëllanë e viktimës, i cili ishte 15 vjeç.

E gjithë ngjarja, sipas policisë, raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:40, ndërsa i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori