Një ish-studente e Fakultetit të Edukimit në kushte anonimiteti ka rrëfyer se si para afro 12 vjetësh u ndje e ngacmuar seksualisht nga profesori, Xhevat Krasniqi në atë kohë asistent i Lëndës së Matematikës.
Ish-studentja, Zana (emër fiktiv) ka rrëfyer se sa e vështirë ka qenë që të ndjeken ligjëratat kur një asisent i tillë i vë në siklet studentet me sjelljet e tij që ajo i quan “jonjerëzore”.
Nën lot e emocione, Zana rrëfen se si së bashku me koleget e saja studente është dashur të shkojnë së bashku në zyrën e konsultimeve nga frika që të mos përballen vetë me të.
“Më irritohet trupi kur përmendet emri i tij duke më kthyer në kohën e njëjtë që ndjesinë që na e ka dhënë. Një profesor duhet të njihet me epitetin si shpërndarës i dijes e ai ka dhënë emocione jo të mira kur ka dhënë ligjërata e konsultime, mos të them që qëllimisht na ka vënë edhe në konsultime pa pasë nevojë, ka qenë metodë e tij. Ne jemi shoqëri e dobët për të dalë ballë një personi të tillë kur vetë edhe në kushte anonimiteti e tregoj rastin tim, nuk ka qenë i rehatshëm si profesor as në ligjërata, provime, konsultime, mënyra si ka shkruar, komplimentuar, ai të ka shkruar në Facebook, edhe pse e ke injoruar live, ai e ka zgjedh atë formë”, ka rrëfyer ish-studentja.
Ndër të tjera, Zana tregon se si i njëjti ka përdorur një gjuhë komunikimi jonjerëzore në konsultime dhe se shumë studente nuk kanë arritur të përfundojnë fakultetin vetëm për shkak të tij.
“Njerëzit si ai nuk kanë vend në institucione, jam pishman që skam folur më herët, e kam përfunduar Edukimin tu pasë frikën me shku në shkollë. Na vardisej në konsultime, e ka pasë një gjuhë komunikimi jonjerëzore, ai dilte jashtë temës. Këto terme të masazhës që i ka përdor tash atëherë i ka përdorë të tjera të tilla, si thua për një kafe pas konsultës, cka ki me bo ma vone?.. Është një siklet që ma përpara provon me hesht e me dal prej asaj zyre. Më vjen keq që sot ka kolege që nuk e kanë përfunduar fakultetin shkaku i tij, nuk e kemi pasë sigurinë të shkojmë ndamas në zyre të konsultimeve”, ka vijuar ajo.
Ajo ka shprehur shqetësimet e saj se si një profesor që u suspendua nga Fakulteti i Edukimit tash është pjesë e Fakultetit të Mjekësisë duke thënë se personat si ai nuk duhet të kenë vend në institucione.
“Prej edukimit ka qenë i suspenduar, sa vend i dobët jemi, më vjen shumë inat përderisa vazhdon dhe kontribon në drejtim të arsimit, e dëmton epitetin e profesorëve tjerë që shpërndajnë dije për gjeneratat e reja. Ka qenë jashtë etikës njerëzore, profesori Xhevat vec profesor ska qenë, asistent ska qenë, më vjen keq prej profesoreshës që ja ka besu punën atij si asistent”, ka theksuar ajo në RTV Dukagjini.
Ndër të tjera Zana thotë se sjellja e tij në raport me djemtë studentë ishte arrogante,
“Me djem ishte arrogant, si për seminare, detyra e për çdo gjë i kishte prioritet femrat. Një njeri si ai duhet të ndëshkohet, e ka keqpërdorë mësimdhënien”.
Ndonëse siç thotë ajo raportimet për profesorin edhe në atë kohë janë lajmëruar tek dekani i fakultetit, të njëjtat nuk kanë gjetur përkrahje.
“Në atë kohë kemi folë me prodekanin e dekanin por dekani ishte i njëjti tip si Xhevat Krasniqi, ai e mbështetke asistentin, gjërat i kishin në një vend. Të jesh i keq ki shumë njerëz afër, të jesh lajkatar ki shumë njerëz afër”.
Ajo ka një mesazh për studentet e vajzat që ndihen të ngacmuara seksualisht që rastet e tilla t’i lajmërojnë tek organet kompetente.
“Në momentin që ndihesh jorehat pranë personit që e vlerëson si punëdhënës apo profesor, ndërpreje kontaktin e drejtoju organeve kompetente. Jemi në vitin 2024, nuk duhet të heshtim. Me kalu 11-12 vjet e mos me fol vec pse u kon marre, nuk është mirë. Nuk është ndjenjë e mirë kur i kujton 11-12 vjet mbrapa, emocionet më bënë pak të dalë jashtë vetes. Nuk duhet të mbahet brenda asnjëherë”, ka potencuar ish-studentja.
Ajo thotë se në atë kohë nuk ka mundur ta ndajë këtë shqetësim me ndokë, përveç një familjari duke u rekomanduar vajzave që të mos mbajnë brenda gjërat e tilla por të flasin e të shprehen.
“Familja ishin më të vjetër, nuk e dija që do më kuptonin, ndjenjat e ndrydhura janë gjithmonë të dëmshme. Ta dinë se po dëgjohen, po e mbajtën fshehur prej familjes do e mbajnë larg nga organet e kompetente e shoqëria, pastaj sdo ketë ndryshim”.
Ajo pret që profesori Xhevat Krasniqi “të marrë dënimin meritor” duke uruar që i njëjti të “kalbet në burg”.
“Me sa duhet është koha të flas, mjaftueshëm e kam mbajt brenda, e largoj një ndjenjë jo të mirë nga trupi im. Nuk dua të kem as inati për atë person, dua të marr ai dënimin meritor. Ai meriton që të kalbet në burg, nuk bën të lëshohet si i pafajshëm. Nuk është vetëm një zë, janë disa zëra që po flasin kundër një personi, kundër një fenomeni, e kemi shkak i frustrimit të madh të gjinisë mashkullore. Njerëzit si ai nuk kanë vend në institucione”.
Ndryshe, tashmë 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.
Protesta janë mbajtur nga Lëvizja Feministe Studentore dhe studentë të UP-së duke kërkuar shkarkimin e Krasniqit dhe Këshillit të Etikës.
Nga data 26 mars kanë filluar protestat me kërkesë shkarkimin e Krasniqit.
Xhevat Krasniqi është profesor i rregullt i matematikës në Fakultetin e Edukimit dhe në muajin mars 2024 është raportuar se 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar në Këshillin e Etikës të UP-së, me akuzën për ngacmim seksual.
Sipas raportimeve, Krasniqi ka ligjëruar në Fakultetin e Mjekësisë si profesor i angazhuar nga fakultetet e tjera brenda UP-së.
Fakulteti i Mjekësisë e ka konfirmuar se profesori Krasniqi ka qenë i angazhuar në këtë Fakultet përafërsisht nga viti akademik 2016/2017, ku ka ligjëruar lëndën e matematikës në programin e Farmacisë.
Sipas Fakultetit të Mjekësisë, Krasniqi nuk e ka pranuar se i ka ngacmuar seksualisht studentet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Mbahet seanca gjyqësore për rastin “Kobra”, ai thotë se nuk ndihet fajtor
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje