Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) ka diskutuar sot mbi vështirësitë e krijuara gjatë trajtimit të lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës pas dorëheqjes së prokurorëve serbë, ku është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë.
Në takim u tha se dorëheqjet e prokurorëve serbë kanë sjellë vështirësi në trajtimin e lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.
U tha se është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë.
“Me këtë rast është aprovuar rekomandimi i Kryesuesit të KPK-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme me anë të transferimit të tre (3) prokurorëve për një periudhë tremujore, çështje kjo, e cila se do të trajtohet në kolegjiumin e radhës së kryeprokurorëve prokurorive të vendit, pastaj do të informohet KPK-ja për të marrë vendim lidhur me këtë çështje”, u tha në këtë takim.
Gjatë këtij takimi nuk është shqyrtuar propozimi për vendimin për pagën dhe kompensimin e anëtarëve jo prokurorë për shkak të mungesës së kuorumit, gjë e cila do të trajtohet në takimin e radhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251