LAJMI I FUNDIT:

Shitet për shumë marramendëse libri ku u shfaq për herë të parë Superman

Shitet për shumë marramendëse libri ku u shfaq për herë të parë Superman

Një kopje e librit vizatimor të vitit 1938, në të cilin Superman shfaqet për herë të parë, është shitur për shumë rekorde prej gjashtë milionë dollarësh.

Kështu ka njoftuar shtëpia e ankandeve “Heritage Auctions”, e cila ka dhënë edhe disa detaje interesante.

Shtëpia e ankandeve thekson se “Action Comics No. 1” është “libri më i rëndësishëm i publikuar ndonjëherë” dhe shton se Superman, i cili u shfaq në numrin e pranverës të vitit 1938, “mbetet jashtëzakonisht i ngjashëm” me versionin e parë në komike dhe në televizion, raporton zëriamerikës.


Përveç paraqitjes së parë të “Man of Steel”, ai solli edhe personazhin e Lois Lane, një gazetare që është e dashura e Supermanit.

Aktualisht në botë ka vetëm rreth 100 kopje të këtij komiku, i cili është shtypur 86 vite më parë nga kompania “National Allied Publications”, pararendëse e “DC Comics”, në një tirazh prej 200 mijë kopjesh.

Çmimi prej gjashtë milionë dollarësh tejkaloi rekordin e mëparshëm për shitjen e një komike, personazhi kryesor i të cilit ishte edhe Superman, i cili u shit në vitin 2022 për 5.3 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori