LAJMI I FUNDIT:

Bëri komente raciste ndaj Lamine Yamal, komentatori kërkon falje publike

Bëri komente raciste ndaj Lamine Yamal, komentatori kërkon falje publike

German ‘Mono’ Burgos ka kërkuar falje në Instagram për fjalët e tij të diskutueshme për Lamine Yamal para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve që Barcelona e fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim te Paris Saint-Germain.

Përpara nisjes së ndeshjes në Parc des Princes, Yamal u shfaq në një segment të transmetuar nga rrjeti spanjoll Movistar, ku shihej duke zhongluar topin gjatë ngrohjes së Barcelonës.

Ish-portieri dhe ndihmës-trajneri i Atletico Madridit, German ‘Mono’ Burgos, ndezi polemika duke bërë komente raciste ndaj adoleshentit spanjoll.


“Nëse ai nuk do të ishte lojtar i mirë, vendi i tij do të ishte para semaforëve”, tha Burgos.

“Vendi i tij do të ishte para semaforëve”, komentatori i njohur bën komente raciste për Lamine Yamal
Lexo po ashtu “Vendi i tij do të ishte para semaforëve”, komentatori i njohur bën komente raciste për Lamine Yamal

Komenti i Burgos bëri që PSG dhe Barcelona të mos japin asnjë intervistë pas ndeshjes për Movistar, televizionin që ka të drejtën e Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që Burgos të kërkoj falje për frazën e diskutueshme në lidhje me Lamine Yamal.

“Unë e bëj këtë deklaratë duke përsëritur ndjesë për fjalët e mia në programin e djeshëm. Nuk ishte qëllimi im të dëmtoj Lamine Yamal, njerëzit e FC Barcelona, ​​lojtarët, UEFA, apo platformën Movistar Plus+ ku unë punoj. Kur bëra komentin zgjodha të bëj shaka për virtyte cilësore dhe lajkatare, në asnjë rast nuk bëhej fjalë për ndonjë etni apo klase shoqërore”.

“Pasi kalova kaq shumë vite në futboll, jam i emocionuar të shoh lojtarët e rinj. Unë e admiroj veçanërisht numrin e talenteve të rinj që Barça po nxjerr, sepse besoj se cilësia gjithmonë triumfon në fund. Unë jam një trajner pro kamerave dhe në të gjitha skuadrat që kam qenë kam qenë i shqetësuar për të sjellë të rinj në stërvitje me ekipin e parë. I kërkoj falje kujtdo që u ofendua nga komenti im. Synimi im nuk ishte të përçmoj Lamine Yamal, përkundrazi”.

“Futbolli bashkon gjithçka dhe këdo, prandaj është sporti më i mirë pasi nuk diskriminon në bazë të seksit, racës, fesë, aftësisë së kufizuar, moshës apo orientimit seksual. Kjo është ajo që besoj! Shihemi në futboll!”, ka shkruar Burgos në letrën ku kërkoi falje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

La Liga
Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

La Liga
Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Ndërkombëtare
Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Premier League

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Premier League
Kalo në kategori