LAJMI I FUNDIT:

Gjobiten 271 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Gjobiten 271 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (10.04.2024) ka kryer kontroll të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët vozisin automjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë shqiptuar 271 masa.

“Prej tyre 19 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 78 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 193 jashtë vendbanimeve”, thonë nga MPB./Telegrafi/