LAJMI I FUNDIT:

PSG e nis fuqishëm pjesën e dytë, Dembele dhe Vitinha shokojnë Barcelonën

PSG e nis fuqishëm pjesën e dytë, Dembele dhe Vitinha shokojnë Barcelonën

PSG ka arritur ta kthe brenda pesë minutash rezultatin në 2-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas një pjese të parë ku Barcelona kishte më shumë nga loja dhe e mbylli në epërsi me golin e Raphinhas, pjesa e dytë nisi fuqishëm PSG.


Ousmane Dembele arriti të shënojë një gol të bukur nga brenda zonës në minutën e 48-të për 1-1.

https://twitter.com/centregoals/status/1778152932334313976

Pas tre minutash, PSG luan bukur në hapësira të ngushta, ku Fabian Ruiz pason te Vitinha i cili shënoi për 2-1.

https://twitter.com/centregoals/status/1778153406429077994

PSG e nisi fuqishëm pjesën e dytë ndaj Barcelonës, duke bërë rikthim të jashtëzakonshëm në rezultat. /Telegrafi/