Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muço u vu në “arrest shtëpie” të martën, pasi dyshohet të ketë ndërhyrë verën e shkuar në sistemin TIMS.
Arrestimi përkon me nisjen e punës së Komisionit hetimor pikërisht për ngjarjen për të cilën u arrestua drejtori Muço. Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallëzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”, raporton Tch.
“Në 2 gusht të vitit 2023, në bazën e të dhënave të Policisë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga drejtori Ervin Muço. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”.
Prokurori bëri të ditur se hetimet janë shtrirë në marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në ditën e ngjarjes, ndërkohë që verifikimet e mëtejshme mbi drejtorin Muço, kanë nxjerrë në dritë probleme dhe me të kaluarën e tij.
“Rezulton se në 2007 në Itali është raportuar si përgjegjës për veprat penale të dokumenteve false. Në 2008 Ervin Muços, i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes në Bari, Itali.. Po ashtu, ka rezultuar se Muço ‘është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës’, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Muço nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e Drejtorit në Policinë e Shtetit”.
Procedimi penal për ngjarjen, është regjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muço, ka qenë person nën hetim. Në Prokurori ka pasur fillimisht një referim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në 8 gusht, dhe më pas, në fund të po atij muaji nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Në gusht të vitit të kaluar, ngjarja mori vëmendje pasi i Ngarkuari me punë në ambasadën amerikane Martin McDowell, vuri në dukje shqetësimin e SHBA-së, në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit.
Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshirë dhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri, bënte të ditur në atë kohë një postim i ambasadës amerikane mbi takimin e zotit McDowell më 17 gusht me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze