LAJMI I FUNDIT:

Borut Pahor synon të jetë pasardhës i Lajçakut si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Borut Pahor synon të jetë pasardhës i Lajçakut si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po synon ta trashëgojë pozitën e sllovakut Miroslav Lajçak në rolin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi.

Siç shkruan sllovene “Delo” shefja e diplomacisë së Sllovenisë Tanja Fajon po e ndihmon ish-presidentin Pahor në lobimin për të marrë pozitën emisarit special në dialogun që udhëhiqet nga BE-ja.

“Siç mësohet jozyrtarisht, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropës, të udhëhequr nga ish-bashkëpartiakja e tij Tanja Fajon, Pahor po përgatitet të përparojë në pozicionin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që aktualisht mbahet nga diplomati sllovak Miroslav Lajçak”, shkruan gazeta sllovene, Transmeton telegrafi.


Sipas kësaj gazete, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka vlerësuar se Pahor është një kandidat i përshtatshëm për të zënë një pozicion të rëndësishëm dhe prestigjioz në Ballkanin Perëndimor, i cili konsiderohet si zonë strategjike e Sllovenisë, ndaj vendosën që rrjeti diplomatik slloven të ndihmonte ish-presidentin e republikës në kandidaturën e tij.

Lajçak me post të ri nga shtatori
Lexo po ashtu Lajçak me post të ri nga shtatori

“Vlerësimet jozyrtare janë se Pahor është kandidat i përshtatshëm që i plotëson kushtet për plotësimin e pozitës”, shkruan gazeta.

Duhet theksuar se për pozicionin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Pahor duhet të paraqesë një kërkesë personale, por sipas informacioneve të gazetës, ai ende nuk e ka bërë këtë në Shërbimin Evropian për Politikë të Jashtme, i cili udhëhiqet socialisti spanjoll Josep Borrell.

Mandati i dytë dyvjeçar i Miroslav Lajçakut si emisar në dialogun Kosovë-Serbia skadon në fund të gushtit të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori