Analistja amerikane, Ivana Stradner ka analizuar takimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me atë të Francës, Emmanuel Macron.
Stradner në një postim në “X”, i ka reaguar presidentit Macron i cili në një postim tha se “Franca është e përkushtuar për të ardhmen evropiane të Serbisë, një të ardhme që po shkruhet tashmë.”
Stadner ka shkruar se është qesharake të shohësh Macron që thotë që Franca është e përkushtuar ndaj të ardhmes evropiane të Serbisë, kur në fakt Vuçiq nuk dëshiron anëtarësim në BE.
“Ai dëshiron të jetë në “rrugën e BE-së” (siç e quan ai) dhe merr para evropiane për mbijetesën e tij politike, ndërsa bashkëpunon me Kinën dhe Rusinë”, ka shkruar ajo.
Analistja amerikane tutje ka thënë se lajmi i vetëm i mirë nga ky takim është se thuhet se Macron i ka kërkuar Vuçiqit që të vendos para drejtësisë personat që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë.
“Le të shohim nëse Vuçiq do ta realizojë atë që ka premtuar. Nuk do të habitesha që Vuçiq i ka premtuar Macronit se do ta rregullonte këtë pas zgjedhjeve… vetëm për të blerë më shumë kohë”, ka shkruar Stradner.
Stradner tutje është shprehur se raportohet që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar një kontratë të re në lidhje me avionët francezë Rafale.
It’s laughable to see that Macron says 🇫🇷 is committed to Serbia’s European future. When, in fact, Vucic doesn’t want EU membership. He wants to be on “EU path” (as he calls it) and gets European money for his political survival while cooperating with China and Russia.
The only… https://t.co/Ghvao9iM7C
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 9, 2024
“Vuçiq ka një histori të gjatë deklaratash mashtruese dhe të pavërteta, kështu që unë thjesht do të prisja dhe do të shikoja pasi nuk besoj se Macron do t’i shiste avionë pasi një krizë tjetër po shpërthen në rajon. Vuçiq nuk ka nevojë për tanke dhe avionë për të përmbushur objektivat e tij të sigurisë në Ballkan (ai vepron përmes grupeve paraushtarake). Megjithatë, atij i pëlqen të nënshkruajë kontrata mbrojtëse pasi e di që Perëndimi i do dollarët”, shkruan analistja amerikane.
Më tej ajo ka theksuar se presidenti fracnez, Emmanuel Macron ka një histori të gjatë në marrjen e disa vendimeve të tmerrshme të politikës së jashtme.
“Por dyshoj se ai nuk mund ta shohë Vuçiqn. Macron po përdor kartën e “miqësisë historike Serbi-Francë” me Vuçiqin në përpjekje për ta bindur atë të zgjohet. Kjo është mundësia e fundit e Vuçiqit për të rregulluar gjërat përpara se gjërat të përshkallëzohen përsëri në rajon”, ka shkruar Stradner.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjatë vizitës së tij në Francë, përkatësisht gjatë takimit me presidentin Emmanuel Macron kanë biseduar edhe për Kosovën.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka theksuar se me presidentin e Francës ka pasur një takim i cili ka zgjatur më shumë se tri orë.
“Mbrëmë ka pasur një bisedë me presidentin Macron, kemi ngrënë darkë dhe më pas kemi qenë vetëm deri në orën 23:15. Jam shumë i lumtur për rezultatet e atyre bisedimeve, sepse mundëm të diskutonim të gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe të arrijmë disa marrëveshje konkrete”, citohet të ketë thënë Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje