LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk po arrin të rigjenerojë mjek të rinj, migrimi nuk po ndalet

Kosova nuk po arrin të rigjenerojë mjek të rinj, migrimi nuk po ndalet

Rreth 5,700 mjek të licencuar në Kosovë, vetëm 4,700 prej tyre janë të punësuar në sektorin publik dhe pjesa tjetër janë të papunë ose në sektorin privat. Të dy palët e mjekëve të punësuar ose jo qëllimin e kanë që të inkuadrohen në tregun e punës në shtetet jashtë Kosovës. Ritmi i migrimit të mjekëve tashmë vite me radhë në mënyrë të vazhdueshme po konsiderohet alarm shqetësues për vendin, sepse kjo situatë e migrimit të punëtorëve shëndetësor Kosovën do ta lërë pa mjek në qendra mjekësore.

Kosova në pesë vitet e ardhshme nuk do të mund të rigjenerojë asnjë mjek të ri dhe mjekësia do të mbizotërojë në mosha të shtyra dhe kualiteti i mjekësisë do të jetë zero.

Kështu ka deklaruar, Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve. Ai tha se mjekët po refuzojnë të punësohen në QMF-të e qyteteve të tyre sepse të njëjtit nuk kanë interes për të punuar në kushte aktuale të cilat është kuadri mjekësor.


“Ne të licencuar i kemi mbi 5700 ku prej tyre 441 me 1 janar kanë qenë të papunë, 800 janë në sistemin privat që punojnë dhe disa të huaj, diku rreth 4000 janë të punësuar në sektorin publik në të gjitha nivelet. Ky numër nuk është i pamjaftueshëm dhe nuk i plotëson kriteret për kokë banorë, nëse ata sistemohen në lami të ndryshme. 03:06 Janë arsyeje reale dhe mund të akuzohen edhe mjekët për disa raste ku p.sh. shumica që po largohen janë të rijnë, janë të sapo diplomuar dhe të pa specializuar dhe ata duhet të punësohen në shtëpitë e shëndetit por ata refuzojnë sidomos në qytetet e vogla. 07:24 Ne nuk po mundemi me regjeneruar asnjë gjeneratë dhe kur shohim që për 10 vitet e ardhshme jemi minus krejt kohen, dhe pesë vitet ardhshme do të gjejë Kosovën në minus sekondarë, pastaj vjen edhe QKUK e cila do të ngarkohet me pacientë, një moshë e shtyrë që mbesin këta dhe cili do të jetë kualiteti i tyre, shumë i vogël”, tha Sejdiu.

Se mjekët nuk janë të interesuar për punë në spitalet në Kosovë jo vetëm për çështjen e pagave të pakënaqshme, por edhe për çështje të sigurimit shëndetësor e çështje të tjera e thotë edhe kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë, Tevide Imeri.

Imeri tha se qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë gjë për plotësimin e kërkesave të mjekëve dhe se për këtë arsyeje edhe konkurset për pranim të mjekëve nuk janë më siç kanë qenë.

Ajo tha se edhe nëse ka konkurse të hapura për punë në spitalet dhe qendrat mjekësore familjare , mjekët dhe infermierët nuk aplikojnë sepse qëllimi i tyre është migrimi jashtë Kosovës.

“Arsyeje ka plot që kushtet e punës dhe nuk janë vetëm pagat që jemi ankuar për paga, por nuk është arsyeja e vetme që i bënë me ik mjekët dhe infermierët në përgjithësi, edhe profile tjera po ikin prej shëndetësisë. 02:48 Edhe sigurimet shëndetësore po presim me vite që të bëhen dhe nuk po bëhen njëra prej shtyrjeve është edhe kjo, edhe kushtet e punës janë të mjerueshme, edhe një buxhet i shëndetësisë ka shkuar në suficit dhe nuk është shfrytëzuar as 15%….Nuk po shoh rezultat që është i pritshëm , derisa shkon ai buxhet në suficit unë mendoj që është menaxhim jo i duhur.04:25 Në bazë të këtij trendi ne kemi qenë dëshmitarë që do të ketë mungesë të stafit shëndetësor….nuk po trajtohet si prioritet shëndetësia si lami e rëndësishme për popullatën. 05:27 Me i përcjellë konkurse do të shihni që konkurrimi është më i vogël që kjo po i bie që po ikin shuma nga Kosova, po ashtu edhe për ata që janë të punësuar po ikin”, theksoi Imeri.

Po ashtu, anëtari i komisionit për shëndetësi, Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës, theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje për mjekët sepse brenda tre muajve kanë ikur rreth 300 profesionistë mjekësorë.

Haxhiu tha se për ndaljen e mjekëve duhet të gjendet një zgjedhje për të mos ikur.

“ Nuk ka kthim të mjekëve, kanë ikur të profesionistë shëndetësor nga Kosova dhe nëse ky trend vazhdon atëherë do të jemi në fund të sistemit shëndetësor, sepse profesionistët ikin nga Kosova dhe duhet shumë mund dhe angazhim për ti kthyer në Kosovë. 04:02 Shpresojmë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje dhe si parti politike të i ofrohemi para qytetarëve me platformën konkrete për ndaljen e mjekëve për të mos ikur nga Kosova, sepse brenda tre muajve mjek e infermier kanë ikur nga Kosova afërisht 300 dhe nëse ky trend vazhdon kështu për një vit do të kemi 100 më pak dhe kjo do të bëjë një brengë më të madhe për sistemin shëndetësor”, shtoi Haxhiu. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori