LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Revuelto Arena, vetura unike me 1015 kuaj-fuqi që kushton mbi një milion euro

Lamborghini Revuelto Arena, vetura unike me 1015 kuaj-fuqi që kushton mbi një milion euro

Në Imola të Italisë është prezantuar edicioni special i veturës sportive Lamborghini Revuelto Arena.

Revuelto Arena është një plug-in unik i Lamborghini i punuar në Ad Personam, që merret me modifikimin e këtyre superveturave, transmeton Telegrafi.

Karroceria ka ngjyrë të hirtë që e zbukurojnë vijat e gjelbra të vendosura në retrovizorë, ftohës dhe kulm.


Ka fellne prej 21-inç në rrotat e përparme ndërsa në ato të pasme janë 22.

Në kabinë është bërë një kombinim ngjyrash që e bëjnë pasagjerin të ndihet shumë komod gjatë vozitjes, për faktin se ulëset janë nga lëkura dhe mjaft të rehatshme.

Motori është një plug-in hibrid 6.5 litërsh V12 që prodhon 825 kuaj-fuqi, kurse në kombinim me tre motorë elektrik i shtohen edhe 190 kuaj-fuqi tjerë.

Aty është edhe ndërruesi me tetë shpejtësi që fuqinë motorike prej 1015 kuaj-fuqi e bartë në rrota, dhe i nevojiten vetëm 2.5 sekonda që shpejtësinë prej 0-100 kilometra në orë ta arrijë.

Shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 350 kilometra në orë. E çmimi i kësaj veture kap vlerën e mbi një milion euro. /Telegrafi/