Dy javë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, fushatat kriminale të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët vendas, shkuan duke u ashpërsuar dhe intensifikuar.
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar se më 7 prill 1999, forca të armatosura policore dhe ushtarake të Serbisë sulmuan fshatin Abri e Epërme të Drenasit, duke i shënjestruar veçanërisht lagjet Demaku dhe Xhemajli, ku hasën në rezistencë nga ushtarët e Brigadës 111 “Adem Jashari” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pas disa orësh luftime të ashpra në mbrojtje të civilëve dhe të atdheut të tyre, më 7 prill 1999, ranë dëshmorë Xhevat Demaku – 24 vjeçar, bashkë me kushëririn e tij të parë Bedri Demakun – 22 vjeçar dhe bashkëluftëtarin e tyre Imer Shalën – 27 vjeçar nga fshati Dobrevë. Gjatë këtyre luftimeve u plagosën Besim Vrellaku, Xheladin Xhemajli, Driton Rama dhe Rexhep Hoxha,” ka shkruar Kurti në Facebook.
Në mesditën e 7 prillit 1999, forcat serbe i sulmuan banorët civilë te tunelet mes fshatrave Çabiq dhe Açarevë, ku nga predhat u vra e vetmja motër e dëshmorit Xhevat Demaku, Fatimja, së bashku me djalin e saj katërvjeçar Mirget Gashin, kurse vajza e saj Drenusha u plagos rëndë dhe në kushte lufte iu amputua dora. Atë ditë aty u vranë edhe Emurllah Gashi, Zarife Gashi, Bledar Gashi, Shaban Gashi, Enver Gashi, Sead Gashi, Sofije Gashi, Zade Gashi dhe Servete Gashi.
Në të njëjtën ditë, më 7 prill 1999, në afërsi të fshatit Lybeniq të Pejës, një grup prej 13 ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pesë banorësh civilë nga fshatrat përreth, ranë në një pritë të ushtarëve të Serbisë.
“Nga ajo ditë e deri sot që u bënë 25 vjet, ky grup prej gjithsej 18 personash, dëshmorë dhe martirë të lirisë së Kosovës, rezultojnë të zhdukur me dhunë: Hazir Bezeraj, Januz Bezeraj, Muhamed Bezeraj, Abedin Shala, Jeton Shala, Nazmi Shala, Sejdi Shala, Selim Shala, Valdet Shala, Demë Shala, Kushtrim Shala, Agim Gjocaj, Arben Gjocaj, Lulëzim Gjocaj, Nazmi Gjocaj, Selvete Gjocaj, Sylë Gjocaj dhe Deli Bricori,” ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk do t’i harrojë dëshmorët dhe martirët e rënë gjatë luftës, për çka do të kërkojnë drejtësi deri në fund, për çdo rast dhe për secilin krim të kryer nga shteti i Serbisë në Kosovë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët: E publikon deklaratën e ministres Nagavci të 2023-ës
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
“Dinozauri” që pret të ringjallet nga shteti, a ka të ardhme transporti hekurudhor në Kosovë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit