LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk tregon se kur Tesla do të zbulojë ‘Robotaxi-n’ e saj

Elon Musk tregon se kur Tesla do të zbulojë ‘Robotaxi-n’ e saj

Elon Musk ka pasur prej kohësh një prirje për automjetet vetë-drejtuese, duke pretenduar se ato do të jenë një nga produktet më të rëndësishme të Tesla-s.

Dhe të premten pasdite, ai njoftoi në X se Tesla do të zbulonte Robotaxin e saj më 8 gusht, përcjell Telegrafi.


Postimi i tij ishte i thjeshtë dhe nuk përfshinte detaje.

“Tesla Robotaxi zbulohet më 8/8”, postoi CEO i Tesla (dhe pronari i X).

Musk ka thënë në të kaluarën se Tesla do të bëjë një “makinë pa kontrolle” për t’u përdorur nga njerëzit.

Ai ka theksuar gjithashtu në të kaluarën se makinat Tesla të pajisura me Aftësi të Plotë Vetë-Drejtuese, përmes përditësimeve të softuerit, gradualisht do të bëhen gjithnjë e më të mira në drejtimin e automjetit.

Në një moment, makinat do të jenë në gjendje të funksionojnë si taksi plotësisht autonome dhe mund të fitojnë para për pronarët e tyre duke bërë udhëtime me taksi vetë, ka pretenduar Musk vazhdimisht. /Telegrafi/