Kuo tregon se ku mund të jetë problemi i supozuar i mbinxehjes së modeleve Pro të iPhone 15
Përdoruesit e iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max thuhet se po përballen me probleme të mbinxehjes tek këta telefona inteligjentë, duke ndezur spekulime se çipi i ri A17 Pro në këto dy modele mund të jetë shkaku i problemit.
Sidoqoftë, analisti i TF Securities, Ming-Chi Kuo, ka vlerësuar këtë problem të supozuar të mbinxehjes që po prek modelet Pro të linjës iPhone 15 dhe deklaroi se problemi është për shkak të ndryshimeve të bëra në dizajnin e brendshëm të të dy modeleve, transmeton Telegrafi.
Përmes një postimi, Kuo deklaroi se sondazhi i tij i tregut tregon se çështjet e supozuara të mbinxehjes nuk janë të lidhura me ‘nyjën’ e avancuar 3nm të Kompanisë së Prodhimit Gjysëmpërçues të Tajvanit (TSMC).
iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max janë të pajisur me një çip 3nm A17 Pro të ndërtuar nga prodhuesi tajvanez i çipave, derisa modelet e rregullat janë të pajisura me çipin A16 Bionic të vitit të kaluar që u prezantua në modelet Pro të iPhone 14.
Analisti pretendon se problemet e mbinxehjes që thuhet se prekin modelet e reja të iPhone-it ka gjasa të shkaktohen nga ndryshimet e bëra nga Apple në modelin termik të të dy celularëve – këtë vit, kompania në Cupertino përdori një kornizë titani dhe kjo mund të ndikojë tek mënyra se si materiali menaxhon nxehtësinë, duke zvogëluar hapësirën për shpërndarjen e nxehtësisë tek pajisja, sipas Kuo-s.
Shumë përdorues thuhet se janë ankuar se problemet e mbinxehjes që prekin modelet Pro të iPhone 15 mund të kenë shkaktuar rritje të temperaturave deri në 46 gradë Celsius. Një kanal i Koresë së Jugut në YouTube postoi një video duke përdorur një kamerë të imazhit termik për të treguar temperaturat në rritje të telefonave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëWhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Vjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Sony zbulon Xperia 1 VI me "përmirësime superiore" dhe "dizajn të rinovuar"
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3