LAJMI I FUNDIT:

Armend Xhoxhaj kthehet në ring me 27 prill, meç i fortë përballë Huseyin Cinkara

Armend Xhoxhaj kthehet në ring me 27 prill, meç i fortë përballë Huseyin Cinkara

Bota e boksit do të presë me padurim datën 27 prill 2024, kur Armend Xhoxhaj takohet me Hüseyin Cinkara në Nuernberg në një meç eliminator për titullin e botës në versionin IBF për peshën kruzer.

Xhoxhaj do të takohet me turkun me shtetësi gjermane, Huseyin Cinkara, ndërsa në meçet tjera do të boksojë edhe Ardian Krasniqi.


Ish boksieri i njohur, Jurgen Brahmer është ai që do të organizojë këto meçe, ku planifikohet tetë apo nëntë të tilla.  Brahmer është edhe trajner i Armend Xhoxhaj.

Prizrenasi Xhoxhaj në boksin profesionist ka 18 fitore e tri humbje, ndërsa Huseyin Cinkara i ka 21 fitore nga po aq meçe, prej tyre 17 me nokaut.

“Rasti për t’u bërë numër një në versionin IBF është motivim i madh. Huseyin Cinkara është një boksier me përvojë, që është shumë më gjatë në boks profesionist sesa unë. Duhet të boksoj me mençuri dhe dua të fitoj”, kishte thënë Xhoxhaj pasi u caktua meçi.

Po ashtu në këtë mbrëmje pritet të boksojnë edhe Nelson Hysa dhe Labinoti Xhoxaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori