LAJMI I FUNDIT:

Politikani serb tregon se cili shtet e zgjidh drejt krizën Kosovë – Serbi

Politikani serb tregon se cili shtet e zgjidh drejt krizën Kosovë – Serbi

“Ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë”, tha politikani serb Nikola Sanduloviq mbrëmjen e të premtes në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania, duke shtuar se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, tashmë nuk mund t’i rregullojë as BE-ja dhe as SHBA.

Sipas tij, politikat e ndjekura nga BE e nga SHBA janë tepër të buta dhe sa kohë Evropa nuk ndryshon politikën e saj dhe financimin e saj të Serbisë, nuk do të ketë ndryshim.


Ai tha se Evropa po fle ndërsa Amerika është e përgjumur me shkresat ngjyrë rozë të cilat i dërgon Christopher Hilli, ndërsa theksoi se më tepër po fokusohen te probleme dhe çështje krejtësisht të kota.

“Mendoj se Evropa ka shfrytëzuar të gjitha benefitet e veta dhe ndikimin e saj që në përgjithësi ka qenë ndikim financiar mbi Serbinë dhe jo politik as ushtarak dhe në asnjë segment tjetër. Mendoj se ka ardhur koha që Britania e Madhe të marrë përsipër përgjegjësinë dhe lidershipin duke qenë se ata kanë zgjidhje shumë më konkrete dhe shohin ku qëndron problemi”, tha ai.

Tutje, ai ka theksuar se tashmë është momenti që të ndryshohet qasja ndaj Serbisë.

“Mendoj se tash është momenti për vendime serioze dhe sekserizimi i tillë politik siç po bën Evropa tani ndaj Aleksandër Vuçiçit dhe e ledhaton qenin që do të të kafshojë dhe ti mendon se nëse e ledhaton qenin ai nuk do të të kafshojë më, unë jam më shumë për politikën tjetër, kur qeni, i cili do të të kafshojë duhet të ketë gojën e mbuluar dhe duhet të jetë në një hapësirë të kufizuar dhe atë duhet trajtuar me trajtim të veçantë.

Përderisa Evropa të mos e kuptoj se ka gabuar dhe derisa nuk e ndryshon politikën e saj dhe financimin e saj të Serbisë me çmimin që Serbia të marr vendimin, të cilin me siguri do ta marrë vetëm se kështu ndoshta para kohe, e ky është që haptazi të del si bashkëpunëtori kryesor i Rusisë në Ballkan, për të cilën mendoj se ka për të ndodhur, pasi Evropa po fle, propozimi im është i një natyre krejt tjetër dhe mendoj se në këtë situatë, e mbani mend çka thotë Putini, rruga më ka mësuar se ai i cili godet i pari gjithmonë fiton”, pohoi ai.

“Mendoj se janë përqendruar plotësisht në gjëra krejtësisht të kota si probleme. Nuk është problem Asociacioni i Komunave Serbe sepse edhe nëse vjen Asociacioni i Komunave Serbe, parimet dhe mënyra e mendimit dhe veprimit gjeopolitik, interesimeve personale të cilat i ka Aleksandër Vuçiqi ndaj Kosovës, nuk kanë për t’ia ndërruar mendimin atij. Kur nuk ndryshon mendimi, nuk ndryshon as veprimi.

Ky është problemi dhe është problem se opozitat tjera këtu në Serbi ndjekin këtë linjë të kundërshtimit më të vogël. Askush nuk do të pranojë të vërtetën dhe nuk do të ballafaqohet me problemin drejtpërdrejtë. Të gjithë shkojnë rreth e përqark, shikojnë pikët politike dhe përfitimin personal”, citohet të ketë thënë Sanduloviq.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Berisha “non grata” në Britani - brenda katër javësh gjykata shpall vendimin

Lajme
Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Kosova përshëndet zgjedhjen e Afrim Gashit në krye të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Avdyli nga Lista Guxo thotë se s’ka vija të kuqe për PDK-në, reagojnë analistët

Lajme
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori