LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta dhunonte seksualisht motrën e tij, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi ta dhunonte seksualisht motrën e tij, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Policia e shtetit ka arrestuar një 24-vjeçar në Shkodër, pasi i njëjti kishte tentua ta dhunonte seksualisht motrën e tij.

Rasti ka ndodhur te Vau i Dejës, transmeton Telegrafi.


“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Q., 24 vjeç, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/