LAJMI I FUNDIT:

Apple dëbon mbi 600 punëtorë nga puna – çka po ndodh te gjiganti teknologjik amerikan?

Apple dëbon mbi 600 punëtorë nga puna – çka po ndodh te gjiganti teknologjik amerikan?

Apple po largon nga puna më shumë se 600 punëtorë në Kaliforni, duke shënuar kështu valën e parë të shkurtimeve të punës pas pandemisë.

Prodhuesi i iPhone ka njoftuar se 614 punëtorë do largohen nga puna me ligjin që hyn në fuqi më 27 maj.

Bëhet e ditur se punëtorët janë dëbuar nga tetë zyra në Santa Clara sipas aktit të njohur si Warn.


Por, ende nuk është e qartë se pjesë e cilit departament ishin ata punonjës, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, në shkurt Apple anuloi planet miliarda euroshe për ndërtimin e një veture elektrike.

Thuhet se krerët e kompanisë i kanë njoftuar punonjësit në atë kohë se Apple po drejtohej nga programet me Al dhe pritej që një pjesë e stafit të largohet nga puna.

Programi i automjeteve elektrike të Apple fillimisht synonte të ndërtonte një veturë plotësisht vetë drejtuese, por vazhdimisht planet ndryshonin dhe programi u anulua përfundimisht.

Për dallim prej kompanive tjera, Cupertino e Apple pati një rritje të madhe të punësimeve gjatë pandemisë COVID.

Në një paraqitje të fundit, Apple deklaroi se tani numëron rreth 161 mijë punëtorë. /Telegrafi/