LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton dramën ndaj Pejës në Ligën Ballkanike, siguron vendin e parë në grup

Prishtina fiton dramën ndaj Pejës në Ligën Ballkanike, siguron vendin e parë në grup

Sigal Prishtina ka fituar derbin ndaj rivalit të vjetër Pejës në kuadër të Ligës Ballkanike me rezultat 104:97.

Dy çerekët e parë të këtij takimi i fituan kryeqytetasit me rezultat 25-21 dhe 27-20 respektivisht. Peja filloi këndelljen në pjesën e dytë duke fituar çerekun e tretë dhe të katërt me rezultat 21-27 dhe 15-20.


Kjo formë e mirë e pejanëve në pjesën e dytë bëri që të nevojiteshin edhe pesë minuta shtesë për të përcaktuar fituesin pasi në kohë të rregullt ndeshja përfundoi me rezultat 88:88.

Në vazhdime më e mirë u tregua Prishtina që e mbylli me rezultat 16-9 në favorin e saj, për të marrë në fund fitoren e cila u siguroi atyre pozitën e parë në grup.

Basketbollisti më i dalluar në këtë ndeshjes ishte lojtari i Pejës Justin-Edler Davis me 29 pikë ndërsa tek Prishtina u dallua Donte Clark me 23 sosh.

Ne gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, Prishtina do të përballet me ekipin malazez KK Lovcen, ndërsa Peja do të ketë punë me ekipin qipriot AEL Limassol./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori