Është mbajtur sot, takimi i shtatë i përbashkët, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, me qëllim, zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkërendimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve të Republikës.
Ky takim, tema qenësore kishte Regjistrimin e Popullsisë që ka filluar nga dita e sotme si dhe koordinimin mes komunave dhe Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.
Në fjalën e tij hyrëse, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e nivelin e edukimit, do të na ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Duke theksuar nevojën për bashkëpunim mes Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave të Republikës, ai bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim të përbashkët në një ndërmarrje tejet të rëndësishme institucionale të vendit tonë.
“Angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.” u shpreh kryeministri.
Në këtë regjistrim të popullsisë, për herë të parë, është përfshirë pyetësori i dëmeve në ekonomitë familjare të popullit tonë nga lufta e viteve 1998/1999.
Qytetarët, do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Më saktësisht kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999.
Kryeministri deklaroi se është thelbësore që të bashkojmë forcat, për qëllimin e përbashkët për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila nuk do të na shërbejë vetëm neve, por edhe brezave që do të vijnë pas nesh.
“Andaj, në frymë të bashkëpunimit, u ftoj që të angazhohemi bashkë për të kontribuar në këto dy procese kaq të rëndësishme për Republikën tonë, për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë”, përfundoi kryeministri.
Ndërsa ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është pa dyshim jetik për funksionimin e shoqërive duke theksuar se angazhimi i komunave do të ndikojë drejtpërdrejt që ky proces të këtë sukses në secilën pjesë të Republikës.
Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, tha se mbetet me shpresë që nga ky takim të vendosen hapa konkretë që çojnë drejt grumbullimit të të gjitha materialeve ekzistuese nga komunat e Kosovës në arkivat e institutit, të cilat dëshmojnë këto krime.
Ndërkaq, Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka dhënë detaje se si do të rrjedhë ecuria e regjistrimit të popullsisë dhe sfidat që paraqiten, duke kërkuar nga komunat që në ditët në vijim të mbështesin në aspektin logjistik regjistruesit në terren./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje