Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë vizituar sot vilën e konfiskuar të ish-nën kryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Ministrja Albulena Haxhiu para mediave ka thënë se pasuria e konfiskuar e Milan Radoiçiq tashmë është nën pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Telegrafi.
“Mjetet e konfiskuara janë dhënë për shfrytëzim për policinë e Kosovës. Ndërsa, kemi edhe një aktvendim për disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, njëra ndër to është edhe vila luksoze e cila është konsideruar të jetë e kriminelit Millan Radoiçiq. Tashmë kjo vilë ka të vendosura kamerat e sigurisë, dhe për të përcjellur çdo lëvizje, po ashtu janë edhe policia e cila po qëndron këtu, për të ruajtur këtë pasuri të paluajtshme”, tha ministrja Haxhiu.
Ajo tha se janë edhe disa banesa, restorante e pasuri tjera të paluajtshëm që tashmë janë konfiskuar.
Ndryshe, të enjten, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një dokument me listë të gjatë të pasurisë që i është konfiskuar kreut të grupit terrorist serb Milan Radoiçiq, në veri të Kosovës.
Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I ndodhi shqiptarit nga Kosova, shkoi në Shkup ta operojë këmbën e majtë, ia operuan të djathtën
Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, Turqisë dhe BE-së, shprehet përkushtim i palëkundur për sigurinë në Kosovë
Iljazi: Niko Beqarovski është mjek nga koha e “shokut Tito”, ka ikur koha e tij
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251