LAJMI I FUNDIT:

Detektori metalik zbulon armë të lashta lufte në Poloni

Detektori metalik zbulon armë të lashta lufte në Poloni

Patryk Chmielewski, i vetëshpallur si “Profesor Detektorysta”, dashurinë e tij për gjuetinë e thesarit e ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale.

Chmelewski “merr me vete” më shumë se 13 mijë abonentë nga YouTube, teksa përshkon fushat e Polonisë në kërkim të objekteve të lëna pas qindra e mijëra vjet më parë.


Bëhet e ditur se deri më tash, ai ka gjetur monedha, kryqe metalike, madje edhe armë, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Ndërsa së fundmi, me anë të një videoje në YouTube ai ka zbuluar gjetjen e tij më domethënëse.

Chimelewski ishte në një fushë në qytetin e Mikulowice kur detektori i tij metalik ka goditur diçka. Pas gërmimit, ai zbuloi copa metali të varrosura në tokë.

Këto gjetje polaku i ka dërguar menjëherë në Zyrën Provinciale për Mbrojtjen e Monumenteve e cila konfirmoi se pjesët ishin autentike.

Sipas njoftimit, në gjetje përfshihen parzmore, mbajtëse e helmetë, të cilat i përkisnin një kostumit të lashtë. Arkeologët besojnë se gjetja 400 vjet e vjetër i përkiste Husarëve, një lloj kalorësie në ushtrinë polake.

Ndryshe, armatura e zbuluar pritet të restaurohet. Pas restaurimit, pjesët e saj do të dërgohen në Muzeun e Sandomierz për analiza të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori