LAJMI I FUNDIT:

Rrezikim i sigurisë në punë, ndalohen punimet në një objekt në ndërtim në Hajvali

Rrezikim i sigurisë në punë, ndalohen punimet në një objekt në ndërtim në Hajvali

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se, në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Punës për vitin 2024 të kësaj prokurorie, më konkretisht pikës së paraparë për sigurinë në punë të mërkurën ka identifikuar një objekt në Hajvali, në të cilin po kryhen punime pa pajisje të nevojshme të sigurisë në vendin e punës duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës thuhet në vendin e ngjarjes ka dalë Koordinatori për rastet e veprave penale që ndërlidhen me sigurinë në vendin e punës njëheri prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, prokurori kujdestar, Inspektorati i Punës dhe policia me njësitë përkatëse.

“… Nga vendi i ngjarjes kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e pasojave të mundshme gjatë punës dhe sigurinë në punë, si dhe parandalimin e veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’, nga neni 358 të KPRK-së.


Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast ndaj personit përgjegjës si person juridik, në drejtim të veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 të KPRK-së, ndërsa, me vendim të Inspektoratit të Punës, janë ndaluar punimet në këtë objekt deri në një vendim të radhës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori