Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Prljaskaj, është shembulli i një përkushtimi të palodhur ndaj përfaqësimit të komunitetit shqiptar dhe të pakicave të tjera në vend.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ajo ka ndarë me ne vizionin, sfidat dhe arritjet e saj gjatë kësaj kohe, derisa ka folur edhe për kandidaturën e radhës edhe për një mandat tjetër si deputete.
Që nga viti 2015 ajo ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të rritur qasjen ndaj komunitetit shqiptar në Kroaci.
“Qasja ndaj komunitetit shqiptar është ngritur në një nivel më të lartë në vitet e fundit”, shprehet Lekaj-Prljaskaj.
Përveçse është e para shqiptare në shtetin e Kroacisë që është zgjedhur deputete, ajo përfaqëson edhe katër pakicat tjera.
“Me të drejtën kushtetuese për pakicat në Kroaci, kemi mundësinë në grupin ku përfshihemi si pakicë të kemi një përfaqësues, mirëpo çdo herë në gara të kandidimit janë boshnjakët. Boshnjakët 20 vite përpara kanë pasur përfaqësues që na ka përfaqësuar edhe ne shqiptarëve”, thotë ajo.
Megjithatë, ajo vë në dukje sfidat që hasin përfaqësuesit e pakicave në garat e zgjedhjeve, duke theksuar nevojën për të përshtatur qëndrimet dhe politikat për të përfaqësuar më mirë komunitetin shqiptar.
Ermina Lekaj-Prljaskaj po ashtu thekson rëndësinë e votës për komunitetin shqiptar në Kroaci.
“Vota në këtë moment është ajo që do të jetë arma jonë që ne të mbesim në vendin ku jemi”, tha ajo.
Ajo bën thirrje për pjesëmarrje në votime, duke inkurajuar shtetasit kroat me origjinë shqiptare që të dalin në votime, si dhe ata që jetojnë në Kosovë ose diasporë që të aplikojnë për të votuar në ambasadat kroate.
“I ftoj të gjithë ata që kanë drejtë votimi në Kroaci, shtetasit kroat me origjinë shqiptare që të dalin në votime. Dhe ata që janë shtetas të Kroacisë dhe jetojnë në Kosovë ose diasporë të shfrytëzojnë rastin dhe të aplikojnë deri më 6 prill që në ambasadat kroate që të kenë të drejtën të shkojnë dhe të votojnë më 16 dhe 17 prill”, u shpreh Lekaj-Prljaskaj.
Duke folur për raportet mes Kroacisë dhe Kosovës, deputetja shqiptare thekson se ato janë shumë të mira në aspektin politik, por në aspektin ekonomik ka ende zbrazëtira.
“Vitin e kaluar bashkë me Ambasadën e Kosovës në Kroaci kemi arritur që ta organizojmë forumin e parë ekonomik mes Kroacisë dhe Kosovës, dhe ky forum për herë të parë është mbajtur në Prishtinë, dhe kjo është mbajtur nën patronatin e kryeministrit të Kroacisë, Andej Plenkoviq dhe atij të Kosovës, Albin Kurti. Ky forum ka dhënë efekt të mirë sepse janë ngrit edhe marrëdhëniet ekonomike në mes të dyja vendeve”, tha ajo.
Gjatë intervistës në Telegrafi.com, deputetja Lekaj-Prljaskaj ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, derisa meritat ia ka adresuar udhëheqësve kroat.
“Këtë lajm personalisht e kam ditur që do të bëhet për arsye se deputetët kroat kanë lobuar shumë që Kosova të merr vendim pozitiv për në Këshillin e Evropës së bashku me kryeministrin Plenkoviq, andej them se kjo ka ndodhur nën patronatin e Kroacisë, të cilët kujdesen që në çdo institucion dhe strukturë të BE-së dhe NATO-s të futet Kosova”, u shpreh Lekaj-Prljaskaj.
Deputetja shton se Kroacia mund të ndihmojë shumë Kosovën në rrugën drejt integrimit euro-atlantik, sepse i ka kaluar këto procedura dhe ajo i dinë cilat janë pengesat dhe si duhet vepruar.
Ermina Lekaj-Prlljaskaj shprehu gjithashtu kënaqësinë për arritjet dhe ndryshimet pozitive që ka sjellë në përfaqësimin e komunitetit shqiptar dhe pakicave në Kroaci.
Ajo në fund ftoi edhe njëherë të gjithë bashkatdhetarët të mos hezitojnë dhe të marrin pjesë aktive në procesin demokratik të vendit, duke shprehur bindjen se përkushtimi dhe angazhimi i tyre do të sjellë ndryshime pozitive për të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje