LAJMI I FUNDIT:

Një grua u tmerrua pasi zbuloi pse njollat kafe vazhdonin të shfaqeshin në tavanin e banesës së saj në Angli

Një grua u tmerrua pasi zbuloi pse njollat kafe vazhdonin të shfaqeshin në tavanin e banesës së saj në Angli

Një nënë është përballur me një situatë të pazakontë dhe për këtë ka kërkuar ndihmë nga përdoruesit e rrjeteve sociale në identifikimin e shenjave të çuditshme në tavanin e saj.

Ndryshe, situata e saj është e pazakontë për shkakun se shpesh nëse shfaqen shenja të errëta ose njolla në mure ose tavane, do të ishte e sigurt të supozohej se është myk.


Por ky nuk ishte rasti i një gruaje në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Telegrafi.

What are these spots that keep reappearing on my apartment ceiling? The ceiling doesn’t feel soft or wet.
byu/RainbowUnicorn0228 infixit

Dhe për një qiramarrëse, që postoi në mënyrë anonime në Reddit, është pothuajse e sigurt që problemi i saj nuk është shkaktuar nga myku.

Duke ndarë një foto të njollave të çuditshme kafe në tavanin e saj, ajo shpjegoi: “Unë jam qiramarrëse dhe banorja sipër meje thotë se dyshemeja e saj nuk është e lagësht dhe ajo nuk ka vënë re që ka hyrë ujë”.

Pas kësaj, disa njerëz nxituan në seksionin e komenteve për të dhënë këshilla, ku shumë sugjeruan se problemi po shkaktohet nga urina e minjve – një perspektivë mjaft e pakëndshme dhe që sigurisht ka tmerruar gruan. /Telegrafi/