LAJMI I FUNDIT:

Pasi Greqia bllokoi kufijtë, reagon ambasada e Shqipërisë në Athinë

Pasi Greqia bllokoi kufijtë, reagon ambasada e Shqipërisë në Athinë

Doganierët e shtetit fqinj kanë paralajmëruar se do të hyjnë në një grevë 48-orëshe ditën e martë, më 2 prill në orën 05:30 deri të enjten, datë 4 prill në orën 05:30.

Sakaq, Ambasada shqiptare në Athinë ka reaguar në lidhje me mbylljen për dy ditë të pikave doganore në Kakavijë, Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë.


Ambasada sqaron se për 48 orë shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.

Ambasada po ashtu i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

“Bazuar në njoftimin e përcjellë nga autoritetet e Republikës së Greqisë, bëhet me dije se, për shkak të grevës 48 orëshe të shërbimit doganor grek,: Duke filluar nga ora 07.00 e datës 02.04.2024. Deri në orën 07.00 të datës 04.04.2014. Shërbimi në pikat e kalimit të kufirit me Greqinë do të pezullohet.

Shqipëri, mbyllën disa pika doganore për shkak të protestës nga sindikatat greke
Lexo po ashtu Shqipëri, mbyllën disa pika doganore për shkak të protestës nga sindikatat greke

Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.

Sa më sipër, lutemi që shtetasit shqiptarë të marrin masa për udhëtimet e tyre të planifikuara.

Në rast ndryshimi të këtij vendimi, do ju informojmë me një njoftim të dytë.

Gjatë kësaj periudhe pikat doganore të Kakavijës Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë nuk do të jenë jo funksionale./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori