LAJMI I FUNDIT:

Bëni këtë truk të thjeshtë me një rrotull letre higjienike dhe gardëroba juaj do të ketë erë të mrekullueshme

Bëni këtë truk të thjeshtë me një rrotull letre higjienike dhe gardëroba juaj do të ketë erë të mrekullueshme
pexels

Para se ta shpallni këtë metodë që ju paraqesim si absurde, provojeni

Edhe nëse siguroheni që në rafte janë vetëm rrobat e lara, me kalimin e kohës mund të ndihet një erë specifike.


Si ta zgjidhni këtë me sukses?

Shpesh kjo është për shkak të materialeve të papërdorura të fshehura brenda – rrobat e papërdorura, çarçafët e krevatit, peshqirët dhe çdo gjë tjetër që rrallë e përdorni.

Për shkak të mungesës së qarkullimit të ajrit në gardërobë, një problem i vazhdueshëm shfaqet me kalimin e kohës, edhe në gardërobat më të pastra dhe më të rregullta.

Vendosni një rrotull letre higjienike aromatike në dollap dhe do të keni efektin e përdorimit të një freskuesi të ajrit, dhe do të kurseni shumë para.

Është mirë që rrotullën ta vendosni në raftin (ose sirtarin) ku i mbani rrobat të cilat nuk i vishni shpesh, transmeton Telegrafi.

Nëse nuk ju pëlqen aroma e letrës higjienike, mund ta bëni vetë, madje sipas preferencave tuaja të aromës. Gjithçka që duhet të bëni është të blini letër higjienike të thjeshtë, klasike, pa aromë dhe më pas spërkatni rrotullën me vajin esencial që ju pëlqen.

Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!
Lexo po ashtu Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Është e rëndësishme të theksohet se kjo metodë mund të jetë një zgjidhje e përkohshme dhe nuk garantohet të eliminojë përgjithmonë shkakun e aromave të pakëndshme.

Ajrimi i rregullt i dollapit dhe i gjithë apartamentit është gjithashtu shumë i dobishëm për të siguruar rrjedhjen e ajrit të pastër. Tërheqja dhe larja e rrobave të pa veshura çdo disa muaj mund të ndihmojë gjithashtu që dollapi juaj të ketë erë të freskët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa

Stil
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Është koha për ndryshime: Datat në prill që sjellin me vete ngjarje të turbullta

Është koha për ndryshime: Datat në prill që sjellin me vete ngjarje të turbullta

Astrologji
Kalo në kategori