Nga: Jashar Etemaj
Kur isha nxënës i shkollës së mesme në Pejë, këngëtari e poeti Bob Dylan nga shumëkush ishte anatemuar. Me kujtohet profa i Marksizmit i cili na u kërcënua se “ata që shkojnë në kafeterinë ‘Bob Dylan’, nuk do të marrin notë kaluese nga unë”!
Pak vite më vonë, i njëjti profesor hyn në LDK dhe bëhet “demokrat”!?
Kur po i njëjti më vonë e viziton ShBA-në dhe mahnitet nga rrokaqiejt e lartë, ai thotë: “Jam penduar që kam besuar te Marksi”! Mund të thuhet se profa e kishte pranuar gabimin për mënyrën se si nxënësve ua kishte interpretuar marksizmin? Por, plagët që ka shkaktuar nuk shërohen aq lehtë, sidomos kur të riut i kufizohet liria e mendimit, jeta shoqërore dhe kur gjykohet për preferencat që ka. Ndërkaq, ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje publikisht.
Ky lloj i njerëzve është i prirë të ndryshojë mendimet, mirëpo mendoj se bindjet i kanë të njëjta. Te disa, ndryshimi i mendimit mbase lidhet me përfitimet nga një situatë. Profës, si shumë njerëzve të tjerë në sferën kulturore provinciale shqiptare, një rrokaqiell, një shpërblim, një lëvdatë në odë të burrave, lehtë ua ndryshon deklaratat. Po e vizituan Dubain, rrokaqiellin më të lartë në botë ”Burxh Halifa”, mbase sa hap e mbyll sytë mund shndërrohen nga marksistë ateistë në besimtarë të devotshëm.
Në vitin 2000, në Oslo të Norvegjisë, profesoresha e Filozofisë na dha si detyrë që ta shtjellojmë, sipas aspektit moral të Kantit, tekstin e këngës së Bob Dylanit – Gotta Serve Somebody. Ndryshim i madh ky nga koncepti i profës tim në Pejë – “filozofit” marksist!
Skandinavët çdo punë e respektojnë. Në përgjithësi, skandinavët nuk i bëjnë kajde punës. Profesionet i shohin si reaksion zinxhiror të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.
Të njëjtën e thotë edhe këngëtari fitues i Nobelit për Letërsi më 2016, Bob Dylan: “Mund të jesh ambasador në Angli ose në Francë / mund të kesh qejf të luash bixhoz / mund të kesh qejf të vallëzosh / mund të jesh kampion i botës në pesha të rënda / mund të jesh hedonist fatlum / por, dikujt duhet t’i shërbesh …”, ka thënë Dylan në këngën Gotta Serve Somebody.
Nëpërmjet vargjeve, Dylan prezanton një gamë të gjerë të rolit, të ndikimit dhe të përkatësisë së njeriut, duke thënë se secili duhet t’i shërbejë një ideje apo një qëllimi. Përkundër dallimeve të qarta në jetë – duke filluar nga qëndrimi moral e deri te besimet fetare – kënga thekson se, në fund të fundit, çdo person duhet të kuptojë se është pjesë e një sistemi, e një shoqërie që duhet të jetë shërbim të njëri-tjetrit. Shkurt e shqip, mund të thuhet se mesazhi i këngës është ky: Si mbreti ashtu dhe berberi duhet t’ju shërbejnë dikujt!
Kush ofendon profesionet, punën, ofendon njerëzit që e kryejnë atë profesion – ofendon ekzistencën e tyre në radhë të parë, ndërsa ofenduesi ofendon edhe profesionin e vet.
Kam dëgjuar e lexuar se si në sferën kulturore shqiptare, disa personalitete – qofshin të kulturës apo të politikës – bëjnë dallime mes fshatarëve dhe qytetarëve. Deklaratat e tilla i konsideroj si të ulëta. Të thuash se “unë më parë rri e bisedoj në kafene me një qytetar rom sesa më një fshatar shqiptar”, kjo është një shprehje raciste. Këta persona – të cilët përmes krahasimit të tillë tentojnë ta denigrojnë fshatarin shqiptar – nuk e duan as romin. Qytetari rom, pra, pa arsye keqpërdoret dhe fyhet përderisa identiteti i tij përdoret në një diskurs të krahasimit keqdashës.
Personat e tillë të cilët fyejnë në këtë mënyrë, ma kujtojnë ish-profën tim i cili bindjet personale donte t’ua impononte të tjerëve. Nuk e pranojnë fajin me kohë, akuzojnë të tjerët se kanë keqkuptuar dhe më së paku u shkon mendja për të kërkuar falje.
Në këtë aspekt, nuk më duken të arsyeshëm as ata të cilët disa krijues, artistë, këngëtarë e shkrimtarë, influencues në internet … i trajtojnë si hyjni. Për besimtarin, edhe kur ka luftëra, tërmete apo cunami, Zoti e ka një qëllim të mirë. Kështu mendojnë edhe ndjekësit e hyjnive të provincës kulturore të Kosovës.
Por, një gjë duhet ditur: Artisti i vërtetë i bashkon njerëzit, nuk i ndan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...
Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj