LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Liverpooli, edhe një klub tjetër i Ligës Premier bëri një lëvizje befasuese për Xabi Alonson

Jo vetëm Liverpooli, edhe një klub tjetër i Ligës Premier bëri një lëvizje befasuese për Xabi Alonson

Një klub i dytë në Ligën Premier ‘testoi ujërat’ për të siguruar shërbimet e Xabi Alonsos sipas raportimeve të fundit.

42-vjeçari është shndërruar shumë shpejt në njërin prej trajnerëve më të përfolur në botën e futbollit, kjo falë formës fantastike që po shfaq ekipi i tij Bayer Leverkusen, që po udhëheq tabelën në Bundesliga me dhjetë pikë më shumë se Bayern Munichu në vendin e dytë.


Teksa që të dy, Jurgen Klopp dhe Thomas Tuchel, pritet që të largohen nga Liverpooli dhe Baeyrni në fund të sezonit aktual, të dy ekipet kishin shprehur interesim për të emëruar Alonson si trajnerin e tyre më të ri.

Pavarësisht se Liverpooli dhe Bayerni renditeshin si dy ekipet kryesore në konkurrencën për nënshkrimin e Alonsos, edhe një klub i tretë ishte i përfshirë në këtë garë.

I refuzoi Xabi Alonso, Bayern Munichu etiketon trajnerin e ëndrrave
Lexo po ashtu I refuzoi Xabi Alonso, Bayern Munichu etiketon trajnerin e ëndrrave

Sipas Fussball Transfers, Chelsea ka bërë një ofertë të vonë për të siguruar Alonson si zëvendësim i Mauricio Pochettinos, një vit pasi argjentinasi erdhi në stolin e “Bluve të Londrës”.

Raporti pretendon se londinezët kishin “mbledhur” informacion rreth trajnerit spanjoll, pasi mundësitë e Pochettinos për të vazhduar në “Stamford Bridge” kanë filluar të zvogëlohen.

Chelsea është momentalisht në pozitën e 11-të në tabelë, ndonëse kanë shpenzuar mbi 1 miliardë euro për të përforcuar ekipin që prej se Todd Boehly erdhi në krye të klubit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

Premier League
Kalo në kategori