LAJMI I FUNDIT:

“Do ta shkatërroj fytyrën”, Florian Marku kërcënon kundërshtarin para duelit të së dielës

“Do ta shkatërroj fytyrën”, Florian Marku kërcënon kundërshtarin para duelit të së dielës

Florian Marku ka shkëmbyer disa fjalë të rënda me kundërshtarin e tij Chris Kongo para duelit që do të zhvillohet të dielën.

Kjo nuk ishte hera e parë që dyshja kishin një ballafaqim të nxehtë përballë kamerave. Vitin e kaluar ata patën një përleshje fizike gjatë konferencës për shtyp, dhe ata do të boksojnë në ring përsëri të dielën.


Në një klip të publikuar nga Sky Sports, shihet Marku përballë Kongos duke e kërcënuar para duelit që do ta zhvillojnë.

“Të dielën, do ta shkatërroj fytyrën dhe ju do ta shihni këtë”, i ka thënë fillimisht Marku.

“Të dielën do të paguash për çdo gjë që ke thënë. Ju do të paguani për çdo fjalë që keni thënë. Ju jeni i frikësuar, pas tri ose katër raundeve do të dridheni. Këmbët tua, sepse ti je një frikacak”, është shprehur Marku.

Kongo u kundërpërgjigj: Ka të bëjë me aftësitë, do ta shohim, ju tashmë e dini.

Kujtojmë se Marku është i pamposhtur deri më tani teksa ka fituar 13 duele dhe ka barazuar vetëm një herë gjatë karrierës së tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori