LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori i Shqipërisë viziton Devolli Corporation, Malaj shprehet për shtim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë viziton Devolli Corporation, Malaj shprehet për shtim të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj bashkë me bashkëshorten, kanë vizituar sot ambientet e fabrikave të Devolli Corporation.

Ata janë pritur nga aksionari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli dhe anëtari i Bordit, Adriatik Kelmendi.

Ambasadorit i janë prezantuar hapësirat e fabrikës së miellit M&Sillosi në Xërxë dhe Comodita Home në Gjakovë, ku ka ndjekur nga afër proceset e prodhimit.


Nikoqirët gjithashtu e njoftuan ambasadorin Malaj për bashkëpunimin që njësitë e Devolli Corporation kanë me Shqipërinë.

Ambasadori Malaj ka nënvizuar se shembullin e afarizimit të Devolli Corporation në të dyja shtetet duhet ta ndjekin edhe ndërmarrjet e tjera nga Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete vëllazërore.

Sipërmarrësi Devolli i ka thënë përfaqësuesit të shtetit shqiptar se me bashkëpunimin e shtuar tregtar ndërmjet dy vendeve shtohen gjasat për rritje më të madhe ekonomike në rajon, raporton Klan Kosova.