LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe mes Kosovës dhe Malit të Zi, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III 2021-2027

Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe mes Kosovës dhe Malit të Zi, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III 2021-2027

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, nënshkruan gjatë ditës së sotme marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III, për vitet 2021-2027.

Sipas një njoftimi për media marrëveshja, u nënshkrua nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Bislimi theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje, vendet tona do të përfitojnë përkrahje nga BE-ja për bashkëpunim ndërkufitar në shumën prej 8.4 milionë euro.


“Qëllimi i këtij programi është promovimi i fqinjësisë së mirë, nxitja e integrimit drejt Bashkimit Evropian, si dhe zhvillimi social, ekonomik dhe territorial i zonës ndërkufitare, diçka që ne si Qeveri i promovojmë, në vazhdimësi kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me vendet fqinje” u shpreh zëvendëskryeministri.

Ai shtoi se në arritjen e këtyre objektivave fokusi dhe prioritetet tematike të përzgjedhura do të jenë në punësimin, lëvizshmërinë e fuqisë punëtore, përfshirjen sociale dhe kulturore, turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore, dhe promovimi i qeverisjes lokale dhe rajonale.

Në përfundim, duke ritheksuar se kjo marrëveshje i kontribuon bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy vendeve tona, zëvendëskryeministri nënvizoi se ajo forcon dhe vlerat e përbashkëta të cilat i ndajmë në kuadër të rrugës drejt Bashkimit Evropian, por edhe efektin në rritjen e konvergjencës në kuadër të procesit të integrimit në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori